Kryeministri Edi Rama bën me dije se 36,238 fëmijë të lindur gjatë këtij viti kanë përfituar bonusin e bebes.

 

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë pohon se dhe në buxhetin e 2022 do të vijojë financimi i këtij programi për çdo të porsalindur.

 

“36,238 fëmijë të lindur gjatë këtij viti kanë sjellë për familjet e tyre edhe bonusin e bebes. Mbi 108 mijë fëmijë të lindur nga 2019, vit kur nisi programi universal i qeverisë, kanë përfituar nga mbështetja direkte e programit të mbrojtjes sociale, 40,000 lek për fëmijën e parë, 80,000 për fëmijën e dytë dhe 120,000 për fëmijën e tretë. Me #buxhetin2022 do të vijojë financimi i këtij programi për çdo të porsalindur #FëmijëtTëParët.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *