Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
02 May 2026
Vizion fokus

13 të vrarë në jug të Libanit, Izraeli vijon...

Hapet sezoni turistik në Himarë, Tavo fton turistët: Ofrojmë...

Salianji: Berisha, plak i legenosur, unë bëj burg, ndërsa...

Pse nuk ka garë në PD? Berisha i përgjigjet...

Sulm rus në Ukrainë, të vdekur dhe të plagosur...

Detaje nga operacioni antidrogë në qarkun e Elbasanit, 18...

SHBA njoftoi tërheqjen e 5.000 trupave nga Gjermania, Berlini:...

Trump: Ndoshta jemi më mirë pa një marrëveshje me...

12 të vrarë nga sulmet izraelite në jug të...

Trump përshkallëzon armiqësinë me Merz dhe tërheq 5,000 trupa...

Operacioni antidrogë në Elbasan! Policia ndan detajet: 27 kontrolle banesash, 16 të arrestuar dhe 8 në kërkim

2 Maj 14:45

inalizohet në Elbasan operacioni policor i koduar “Grupi”, i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan dhe me mbështetjen e Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Fier.

Operacioni kishte në fokus goditjen e një grupi të dyshuar për trafikim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike në qarkun Elbasan dhe zonat përreth. Në total, nga Prokuroria janë lëshuar 24 urdhra ndalimi, nga të cilët 16 janë ekzekutuar, ndërsa 8 persona të tjerë vijojnë të jenë në kërkim.

Gjatë ndërhyrjes së sotme, policia ka arrestuar në flagrancë një shtetas dhe ka kapur një tjetër të shpallur më herët në kërkim. Po ashtu, sekuestrohen 9 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, një pjesë e ndarë në doza gati për shitje, rreth 100 gram kokainë, një pjesë gati për shitje, 5 peshore elektronike, 7 automjete dhe 17 aparate celularë.

Në kuadër të hetimeve disa mujore me metoda speciale, janë ushtruar gjithashtu kontrolle në banesa dhe ambiente të ndryshme, me qëllim dokumentimin e plotë të veprimtarisë së dyshuar kriminale.

Gjatë operacionit të zhvilluar mëngjesin e sotëm, u bë e mundur ekzekutimi i 8 urdhrave të ndalimit për shtetasit I. Sh., 38 vjeç; R. Z., 52 vjeç; G. Ç., 23 vjeç; A. B., 49 vjeç; N. S., 39 vjeç; L. F., 33 vjeç; J. I., 31 vjeç dhe M. Ç., 32 vjeç.

Autoritetet vijojnë punën për kapjen e personave të mbetur në kërkim dhe zbardhjen e plotë të rrjetit të përfshirë në këtë aktivitet. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Aktualitet Anash Vendi
Tagged:
Elbasan Operacioni antidrogë në Elbasan

Nga e njëjta kategori

13 të vrarë në jug të Libanit, Izraeli vijon bombardimet, pavarësisht armëpushimit

më shumë...

Hapet sezoni turistik në Himarë, Tavo fton turistët: Ofrojmë jo vetëm detin, por edhe kulturën dhe kulinarinë

më shumë...

Salianji: Berisha, plak i legenosur, unë bëj burg, ndërsa ti bën lek nga regjimi i Ramës

më shumë...

Bordi i Transparencës vendos çmime të reja, ul me 2 lekë naftën

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

3:39

13 të vrarë në jug të Libanit,...

3:24

Hapet sezoni turistik në Himarë, Tavo fton...

3:07

Salianji: Berisha, plak i legenosur, unë bëj...

2:47

Bordi i Transparencës vendos çmime të reja,...

2:45

Operacioni antidrogë në Elbasan! Policia ndan detajet:...

2:31

“Më krijoi një hendek të madh”, Klodi...

2:19

U nda nga i dashuri LIVE! Nëna...

1:51

Klodit nuk i del inati me Mozën...

1:36

“Ajo nuk do të preket kurrë”, nëna...

1:14

Surpriza për ditëlindjen e Indri, nëna e...

1:02

Këshillim për degën e studimit, ekspertët: Gjithnjë...

12:53

Afrimiteti me Mozën strategji? Ervin Kapaj flet...

12:47

Pse nuk ka garë në PD? Berisha...

12:27

Himara çel sezonin turistik, Tavo: Destinacioni ideal...

12:18

Hyrje të reja në “Ferma VIP 3”,...

12:09

Kishte përshtatur ambientin me qira për prostitucion,...

11:27

Ktheu lokalin në kazino me makineta dhe...

11:12

Sulm rus në Ukrainë, të vdekur dhe...

10:47

Qarkullonte i armatosur, arrestohet 19-vjeçari shkodran, policia...

10:23

Detaje nga operacioni antidrogë në qarkun e...

Më të klikuarat

  • Dona kërkon largimin e Mozës nga Ferma Vip, Ola i del në mbr...
  • “Ajo nuk do të preket kurrë”, nëna e Indrit flet...
  • Feston 37-vjetorin e lindjes, Indri merr surprizën e veçantë...
  • Hyrje të reja dhe vendime që trondisin garën, nis “Fer...
  • 700 lekë shezloni në Vlorë, Mersini: Ky është çmimi që do pa...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.