Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sërish këtë të martë qeverinë për të diskutuar mbi masat e marra për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

 

Shefi i qeverisë u shpreh se bota po përballet me një armik të padukshëm, i cili kërcënon seriozisht shëndetin. Ai bëri thirrje për kufizimin e lëvizjeve dhe ndërgjegjësimin e njerëzve që të shfaqin kujdes.

“Vendosëm të mbyllim shkollat, kopshtet, çerdhet, universitetet jo për t’ju dhënë vajzave dhe djemve tanë një dy javësh pushim për tu mbledhur nëpër disko, për tu argëtuar sikur të ishte një kohë normale. Është një kohë luftë që bota do ta fitojë dhe ne do ta fitojmë, por të gjithë duhet çmos të kufizojmë dëmet që mund ti shkaktohen jo trupit fizik të vendit, por shëndetit tonë. Nga ana tjetër kjo nuk është një luftë si luftërat tradicionale ku vihet në pah tërësia e virtyteve njerëzore që lidhet me trimërinë, guximin, me pasionin për lirinë deri në vetësakrifikim Është një luftë me një armik të padukshëm, farë të padukshëm që hyn në trupin tonë dhe në trupin e njerëzve tanë më të dashur, duke kërcënuar shëndetin dhe jetën e atyre që janë më të moshuar dhe më të sëmurë. Kjo do të thotë që mund të jesh malësor, mund të jesh lab, mund të kesh shumë e shumë për tu krenuar, por në këtë rast ky armik nuk pyet as nga vjen as kush je, as çfarë historie ke dhe as ku je, por të godet”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *