Dy krerët më të lartë të shtetit  shqiptarë janë përshirë këtë të enjte në replika të forta në distancë me njeri tjetrin. Shkak është bërë mosdekretimini Genti Cakaj si ministër i Jashtëm.

 

Rama i është përgjigjur sërish Metës duke e akuzuar për shkelje të kushtetutës, goditje te qeverisë dhe nëpërmje të figurës së Genti Cakaj.

 

Ai shton se Meta paturpësisht merret me Genti Cakaj sikur të ishte ai Dëshmitari X. Rama ironizon Metën duke shtuar se Meta e kadrinjtë e tjerë po mbrojnë Kosovën nga një Kosovar.

 

“Që Presidenti ynë të shkelë Kushtetutën, godasë qeverinë, nëpërkëmbë një djalë të ri e të paktën 1000 herë më të ditur se ai, duke u marrë paturpësisht me fjalë si të ishte Dëshmitari X…Oh çfarë marre! IM me qyqarët e kadrinjtë mbrojnë Kosovën nga një shqiptar i Kosovës?Pupupu”.

 

https://twitter.com/ediramaal/status/1083384092497006595

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *