I ashpër ka qenë dhe reagimi i kryeministrit Edi Rama, ndaj statusit të deputetit demokrat Sali Berisha, i cili sulmoi efektiven e policisë, Ina Nuka, e cila mbeti e plagosur sot në protestë.
Përmes një postimi në ‘Intagram’ kreu i qeverisë shkruan se dy vajza u dhunuan për nevojat e kafshërisë politike.
“Dy vajza të dhunuara për nevojat e kafshërisë politike?Njëra e goditur keq, tjetra e keqpërdorur ultësisht?Le ta mbajë turpin kush akoma e voton dhe e mbështet këtë lloj kafshërie?”