Subscribe

Votat e 25 qershorit i dhanë mundësinë kryeministrit Rama të qeverisë vetëm, pa pasur nevojën e ndërtimit të një koalicioni me të tjerë. Nga Fieri ai e ka bërë të qartë se në 4 vitet e ardhme marrëdhënien me PD dhe LSI, do e ketë vetëm në Parlament.

 

 “Do punojmë jo vetëm për ju, por edhe për ata që nuk na votuan, se nuk ia lëmë dot në dorë as Lulit e as Monikës këtë.”

 

Pasi dëgjoi shqetësimet e qytetarëve, mbi ndotjen e lumit Gjanica, problemet të legalizimeve, punësimit, bujqësisë, Rama pranoi se shumë prej tyre janë të zgjidhshme. Për t’ia arritur tha se duhen luftuar grabitqarët në administratë.

 

Rama premtoi se qeveria e tij do të ndërmarrë reformë të thellë në funksionimin e strukturave shtetërore, për t’i shërbyer më mirë qytetarëve.

 

Kreu i qeverisë këshilloi fermerët e Fierit që të bashkohen për të përcaktuar ata çmimet e produkteve bujqësore, pasi në të kundërtën do të vazhdojnë të shesin prodhimet e tyre nën kosto.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *