Nga Kavaja Kryeministri Edi Rama ka sulmuar kryetarin demokrat të kesaj bashkie Isa Sakja për lejet e ndërtimit. Gjatë inspektimit të shkollës profesionale “Charles telford erikson”, e cila u rindërtua nga fillimi; lideri i mazhorancës ka bërë përgjegjës kryebashkiakun Sakja për problemin e akomodimit të nxënësve të kësaj shkolle.

 

“Bashkia këtu ndërton pallate në rërë, akoma sot e gjithë ditën dhe s’kanë faj përderisa sot akoma s’ka ardhur dora e prokurorisë.  Ndërkohë bëni projektin ose në qoftë se e keni çuar në bashki ta merrni mbrapsht. Ta bashkojmë shkollën me konviktin dhe të gjithë këtë ta bëjmë si kampus për nxënësit dhe pastaj të shikojmë edhe projektin e shkollës 9 vjeçare Golem”

 

Në Kavajë kryeministri Rama ka vizituar një fabrike që eksporton në tregun hollandez, anglez e gjerman. Kjo fabrikë ka përfituar 10 milion lekë nga fondi i programit për bujqësinë dhe i ka shërbyer si shembull shefit të ekzekutivit për të ilustruar vullnetin e qeverise per te mbeshtetur çdo nismë për produkte te destinuara per eksport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *