Tjetër ngjarje kriminale në Shkodër.

Vizion Plus meson se eshte plagosur nje 28-vjecar.

Çerçiz. T, ështe qëlluar me thike afer Ures se Bunes ne rrugen ” Liria”.

Ende nuk ka te dhena mbi dinamiken e ngjarjes, por fatmiresisht i plagosuri eshte jashte rrezikut.

Njoftimi i policise:

Më datë 04.09.2021, rreth orës 22:20, në pedonalen pranë Urës së Bunës gjatë një konflikti të çastit, shtetasi Q.M.,25 vjeç ka plagosur me një mjet prerës thikë shtetasin Ç.T. 30 vjeç

I dëmtuari ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur kapjen e autorit dhe shoqërimin e tij në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *