Nis nata e 21-të e Ferma VIP 3 në ekranin e televizionit kombëtar Vizion Plus.
Nën drejtimin e Vita Production dhe producentes Holta Dulaku, Ferma VIP 3 është tashmë spektakli më i ndjekur në të gjitha trevat shqipfolëse.
Një nga temat që pritet të marrë vëmendje gjatë spektaklit është raporti mes Sonit dhe Sarës. Krisje në marrdhënien e tyre, apo lojë për të arritur finale?
Gjithashtu momenti më i rëndësishëm i mbrëmjes mbetet televotimi. Zhaku, Iliri apo Sara, kush do të ndërpresë sonte rrugëtimin në Ferma VIP.
Nuk do të mungojnë as surprizat. Produksioni ka paralajmëruar një surprizë të madhe, e cila pritet të ndryshojë atmosferën në fermë dhe të sjellë emocione të forta.
Debate dhe diskutime gjithashtu pritet të analizohen në spektaklin e sotëm, të moderuar nga Arbana Osmani, me opinionistët Armina Mevlani, Ermal Mamaqi dhe Einxhel Shkira.
Mbrëmja e sotme premton spektakël dhe zhvillime të forta, ndaj ndiqeni LIVE në Vizion Plus dhe në linkun e YouTube.
/vizionplus.tv





