Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
08 September 2026
Vizion fokus

“Territorialja dhe Zgjedhorja prioritetet e PS-së”, Taulant Balla: Projektligji...

Investigimi tronditës: Netanyahu u paralajmërua për sulmin e 7...

“Mbappe po sillet si fëmijë”, ish-kampioni i Botës kritikon...

Shtetasi amerikano-iranian lirohet nga burgu në Teheran, por nuk...

Rusia godet me dronë Kievin, edhe Ukraina i kundërpërgjigjet...

Turqia flet shqip! Manaj dhe Seferi në garë për...

Real–Inter, të gjitha lëvizjet para supersfidës. Mungesa të rëndësishme...

Konferenca e Kryetarëve, Tabaku: Përcaktoni prioritetet e integrimi, PS...

Bllokimi i pagave të magjistratëve, zbardhen diskutimet në mbledhjen...

Pamje të rënda! Gruaja e refuzoi pas takimit të...

35-vjetori i PS-së, Rama: Investimi në Zvërnec nuk do të jetë bekim vetëm për Vlorën, por për të gjithë Shqipërinë

5 Qershor 20:23

Kryeministri Edi Rama, duke folur në qytetin e Vlorës me rastin e 35-vjetorit të themelimit të PS-së, u ndal edhe te investimi në Zvërnec, i cili është bërë shkak për protesta në të gjithë vendin.

Rama, duke sjellë shembullin e investimeve që janë bërë në Tivat të Malit të Zi, tha se krahasuar me atë, Vlora do të jetë shumë më lart.

Sipas tij, investimi që do të bëhet në Zvërnec nuk do të sjellë të mira dhe rritje ekonomike vetëm në Vlorë, por në të gjithë Shqipërinë.

“Sot erdha këtu drejtpërdrejt nga Tivati. Gjatë kohës që kam qenë atje, kam menduar se si e ndryshon rrugën e një vendi të tërë një moment dhe se si një sjellje e gabuar e atyre që vendosin mund të spostojë rrugën e të ardhmes nga një vend në një vend tjetër.

Ishte hera e parë që shkoja në atë vend. Njerëz të familjes time kanë shkuar, më kanë ftuar të shkoja, por gjithmonë kam refuzuar. Refuzoja të shkoja që të mos përjetoja atë që përjetova dje dhe sot.

Tivati është një vend i bukur, por si Tivati, edhe Vlora ka çdo gjë të saj. Përpara se Tivati, që ishte një qytetzë me 10 mijë banorë, ku nuk shkonin turistë sepse ishte një bazë ushtarake dhe të gjithë e konsideronin si një bregdet të nivelit të ulët, erdhën në Shqipëri ata që e transformuan Tivatin në një vend që sot ka 5 milionë turistë në vit.

Përfytyroni një vend me 10 mijë banorë, i braktisur nga shpresa e të ardhmes, që papritur pret 5 milionë turistë.

Erdhën në Shqipëri diku nga viti 2009 dhe gjetën këtu derën të mbyllur. Donin të bënin portin turistik të Durrësit një burrë nga Kanadaja, i cili u largua më pas, u detyrua të largohej. Një burrë këmbëngulës që donte ta bënte në Durrës investimin e tij, sepse ishte i bindur se duke bashkuar portin me amfiteatrin do të transformonte Shqipërinë. Nuk e bëri dot në Shqipëri, e bëri në Tivat.

Në atë vend, në zonën rreth portit, vlera e pronës nga 400 euro për metër katror është 12 mijë euro për metër katror. Vlera e pronës në qytet dhe në rrethina është 4 mijë euro.

Natyrisht, Tivati është burimi më i madh i të ardhurave të shtetit në Malin e Zi. Mali i Zi prej vitesh, edhe pse vendi më i vogël në Ballkan, është vendi me pagat më të larta me shumë diferencë nga ne dhe nga të tjerët.

Si ka mundësi që disa të huaj që erdhën në Malin e Zi ndërtuan portin dhe një sërë hotelesh, ndërtuan turizmin e pasur, ndërsa Shqipëria, që ka bukuri të jashtëzakonshme, nuk ka arritur të njëjtin nivel?

Llogaria është shumë e thjeshtë: nëse 100 turistë vijnë dhe lënë në ditë 30 euro, bëjnë 3 mijë euro. Nëse 10 turistë vijnë dhe lënë 3 mijë euro në ditë, bëjnë 30 mijë euro.

Nëse 12 milionë turistë që vijnë në Shqipëri sjellin 5 miliardë euro, imagjinoni se sa do të sillnin jo 12 milionë, por edhe shumë më pak, nëse do të kishim struktura më të forta turistike.

Prandaj pyetja “çfarë ka këtu për mua?” është e gabuar në thelb. Nuk shkohet në një resort vetëm për veten; aty hyjnë të huajt dhe investimet.

Asnjë vend që bukurinë e vet e ka vënë në shërbim të turizmit masiv nuk ka mbetur në prapambetje. Turqia e bëri ndryshimin e madh jo vetëm kur hapi turizmin, por kur futi hotelet, resortet, marinat dhe jahtet.

Natyrisht, njerëzit e zakonshëm nuk mund të hyjnë në një jaht, por jahti hyn në ekonominë e tyre.

Përfytyroni që një investim në Mal të Zi ishte 150 milionë euro dhe më pas u shit për 700 milionë euro. Tani, një investim prej 4 miliardë eurosh në një zonë të Vlorës, mendoni vetë çfarë prodhon.

Sipas të gjitha studimeve, 1 euro që hyn në një resort gjeneron 2 euro në ekonominë përreth tij. Ai investim, nëse realizohet, do të jetë bekimi më i madh për të gjithë Shqipërinë.

Ai investim nuk do të ndërtojë vetëm hotele, por do të sjellë një vlerë të shumëfishuar jashtë kufijve të tij,” tha Rama.

Posted Under:
Kryesoret Politike
Tagged:
Investimi rama tivati Vizion Plus Vlora zverneci

Nga e njëjta kategori

Ranë në kontakt me rrymën elektrike, ndërron jetë punonjësi i Bashkisë Tropojë, tre të tjerë të lënduar

më shumë...

“Territorialja dhe Zgjedhorja prioritetet e PS-së”, Taulant Balla: Projektligji për pagat e magjistratëve kalon për miratim më 17 shtator

më shumë...

Zjarret në qarkun e Dibrës, prefekti: Kanë qenë të qëllimshme, dëmet janë të mëdha

më shumë...

Konferenca e Kryetarëve, Tabaku: Përcaktoni prioritetet e integrimi, PS nuk e do anëtarësimin!

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

1:24

Ngjarja e rëndë në Tropojë, njëri prej...

1:09

Ranë në kontakt me rrymën elektrike, ndërron...

12:52

Flakët që “përpinë” pyjet në Shqipëri, 2...

12:42

“Territorialja dhe Zgjedhorja prioritetet e PS-së”, Taulant...

12:35

Investigimi tronditës: Netanyahu u paralajmërua për sulmin...

12:15

“Mbappe po sillet si fëmijë”, ish-kampioni i...

12:04

Shtetasi amerikano-iranian lirohet nga burgu në Teheran,...

12:03

Rusia godet me dronë Kievin, edhe Ukraina...

11:59

Turqia flet shqip! Manaj dhe Seferi në...

11:55

Real–Inter, të gjitha lëvizjet para supersfidës. Mungesa...

11:53

Zjarret në qarkun e Dibrës, prefekti: Kanë...

11:45

Konferenca e Kryetarëve, Tabaku: Përcaktoni prioritetet e...

11:28

Bllokimi i pagave të magjistratëve, zbardhen diskutimet...

11:24

Grabiten dy biznesmenë në Berat, hajdutët i...

11:22

Ministria e Mbrojtjes: 43 vatra zjarri në...

11:05

Pamje të rënda! Gruaja e refuzoi pas...

10:47

Pagat e gjyqtarëve, administrata e Gjykatës së...

10:42

Sherri që përfundoi me plumba, i shkoi...

10:35

Po lind një dyshe e frikshme! Muçi...

10:28

Kryeministri Rama pret ambasadoren e re të...

Më të klikuarat

  • Sherri që përfundoi me plumba, i shkoi në shtëpi për tu sqar...
  • Shkodra u zgjua me krisma! Ky është 24-vjeçari që mbeti i vr...
  • Pogradeci “zgjohet” nga tërmeti, sa ishte magnituda
  • Pamje të rënda! Gruaja e refuzoi pas takimit të dytë, burri...
  • “Mund të gjendeni përballë një zgjedhjeje të rëndësish...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.