Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
11 July 2026
Vizion fokus

“Rama shkeli Kushtetutën”, Berisha: 4 milionë euro për koncertin...

Autoriteti i Konkurrencës monitoron çmimet e produkteve të shportës,...

Komente negative për Kalanë e Rozafës, Rama: Uroj që...

Zbulohen 200 agresorët e turizmit, të paktën 10 biznese...

“Protestat, normale në demokraci”, ambasadori i OSBE: Duhet bërë...

Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, jepen masat e sigurisë...

Rama publikon pamjet e stadiumit ku do të mbahet...

Review-t negative ndaj bizneseve, Rama: Turizmi u godit pa...

SHBA ultimatum Iranit: Ndalni sulmet në Hormuz ose do...

Rusia godet Kievin me raketa, plagosen gjashtë persona

Rama me banorët e Zvërnecit: Butrintit i ka dalë pronari, e imagjinoni dot? Në Shqipëri është gjykata ajo që vendos për pronat, jo qeveria

5 Qershor 18:44

Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm mbrëmjen e kësaj të premteje në qytetin e Vlorës, ku ka zhvilluar një takim me banorët e Zvërnecit, pas protestave të fundit në vend.

Në takim, banorët kërkuan që të anulohet përkohësisht projekti, derisa gjykata të përcaktojë se e kujt është prona, e atij që e ka shitur apo e atyre që aktualisht pretendojnë pronësinë.

Rama tha se kjo nuk i takon qeverisë, por gjykatës, pasi është ajo që vendos çfarë është e drejtë dhe çfarë jo.

Pjesë nga biseda:

Banori: Pse nuk bëni një VKM për ta anuluar?

Rama: Qeveria nuk e ka fuqinë të vendosë për diçka që është në kompetencë të gjykatës. Po të hapej kjo rrugë, një vendim do të ishte i drejtë dhe të tjerat arbitrare. Prandaj demokracia i ka ndarë kompetencat: deri këtu është qeveria, pastaj është gjykata. Shteti nuk është vetëm qeveria.

Ne, për shembull, marrim vendime nga Gjykata Kushtetuese dhe ajo na thotë se çfarë duhet të bëjë Parlamenti, ndërkohë që Gjykata Kushtetuese duhet të thotë vetëm çfarë ka bërë gabim Parlamenti. Ja pra që kjo është demokracia; kjo e jona është ende në formim.

Por kjo e pronave është një “bollori” e madhe, e cila vazhdon të shkaktojë trauma dhe pasoja. Nuk mund të vendosë qeveria: kjo pronë i takon këtij, kjo atij. Po ju them, në det e në det kanë dalë pronarë. Po pse nuk dolën pronarët te Skela, aty ka qenë det?

Banori: Por atë ju e zgjidhët?

Rama: Nuk kishin tituj, kishin AKTP. A e dini ju që i ka dalë trashëgimtar Teatrit të Butrintit? E imagjinoni dot t’i dalë Akropolit në Greqi një trashëgimtar? Çfarë t’ju them unë, ka dalë një trashëgimtar i Virgjilit.

Banori: Kur kryeministri im thotë çfarë të bëj unë, po unë çfarë të bëj?

Rama: Asgjë. Doni të bëni revolucion për ta kthyer ku ishte? Unë jam kundër. Ju doni atë “futi plumbin këtij, jepja atij tjetrit”. Shyqyr që iku ajo kohë.

 

Posted Under:
Anash Politike
Tagged:
Banoret Gjykatat rama Vizion Plus zverneci

Nga e njëjta kategori

“Rama shkeli Kushtetutën”, Berisha: 4 milionë euro për koncertin nga fondi rezervë i qeverisë

më shumë...

Tarifa në qendrat shëndetësore, Sala: Aplikohet vetëm për disa shërbime për turistët e huaj

më shumë...

Autoriteti i Konkurrencës monitoron çmimet e produkteve të shportës, nën vëzhgim supermarketet kryesore

më shumë...

Komente negative për Kalanë e Rozafës, Rama: Uroj që Prokuroria të veprojë!

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

2:36

“Rama shkeli Kushtetutën”, Berisha: 4 milionë euro...

2:16

Tarifa në qendrat shëndetësore, Sala: Aplikohet vetëm...

2:05

Autoriteti i Konkurrencës monitoron çmimet e produkteve...

1:45

Komente negative për Kalanë e Rozafës, Rama:...

1:30

Zbulohen 200 agresorët e turizmit, të paktën...

1:21

“Melia” pret “Albanian Youth”! Koncerti i të...

12:28

“Protestat, normale në demokraci”, ambasadori i OSBE:...

11:27

U përfshinë në konflikte në Kombinat dhe...

11:18

Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, jepen masat...

11:06

Aksident në Mirditë, plagosen gjashtë kushërinjtë e...

10:54

Rama publikon pamjet e stadiumit ku do...

10:35

Makina del nga rruga në Fier, plagoset...

10:28

Review-t negative ndaj bizneseve, Rama: Turizmi u...

10:13

Operacioni “Last Bet”/ Goditen 3 raste të...

9:53

Fluks në Portin e Vlorës, mbërrijnë rreth...

9:34

SHBA ultimatum Iranit: Ndalni sulmet në Hormuz...

9:19

Rusia godet Kievin me raketa, plagosen gjashtë...

8:33

Zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

8:25

Policia plan masash për koncertin në Tiranë,...

8:15

Parashikimi i motit për ditën e sotme,...

Më të klikuarat

  • Sendet e personalizuara të Lady Diana, tribute në 20-të vjet...
  • Vrau gruan në derën e shtëpisë, kamerat e sigurisë filmojnë...
  • Policia, plan masash për koncertin, rruga dytësore do të jet...
  • Me mbi 100 km/h, policia i heq patentën për 1 vit vajzës, gj...
  • “Shqipëria nuk ndalet”, Rama jep lajmin e mirë: Në 14 Korrik...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.