Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
04 August 2026
Vizion fokus

Kazakistani bën hapin historik, lirohet në natyrë tigri i...

EMRAT/ Kush janë të arrestuarit që u përgatitën për...

Pritet rritje çmimi për vajin e ullirit në Europë,...

Gjyshi merr pa dashje nga kopshti mbesën “e gabuar”,...

Anija greke goditet në Ngushticën e Hormuzit, anëtari i...

Vritet 38-vjeçarja britanike në Athinë, kamerat filmojnë kampionin e...

Nëna e re në hetim, detyroi vajzën e saj...

DASH njofton ratifikimin e marrëveshjes me Shqipërinë për huanë...

Rritet numri i viktimave nga tërmeti shkatërrues në Venezuelë

Vala e emigrantëve afrikanë drejt Spanjës, BE: Kufijtë janë...

Putin legalizon dëbimin e ukrainasve që refuzojnë të marrin shtetësinë ruse

28 Prill 11:06

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar një dekret që lejon dëbimin e banorëve të territoreve ukrainase të aneksuara paligjshëm, të cilët refuzojnë të marrin shtetësinë ruse.

 

Dekreti, që u publikua në ueb-faqen zyrtare ruse për informacione ligjore, thotë se ukrainasit që jetojnë në territoret e aneksuara ose duhet të bëhen shtetas rus ose zyrtarisht të refuzojnë shtetësinë.

 

Sipas dekretit, këta banorë, “që shprehin dëshirën e tyre që të mbajnë shtetësinë ekzistuese apo të mbesin pa shtetësi” dhe nuk bëjnë betimin për marrjen e shtetësisë ruse, do të “konsiderohen të huaj” duke nisur nga 1 korriku i vitit 2024.

 

Banorët e territoreve të aneksuara, që marrin statusin e shtetasve të huaj apo qytetarëve pa shtetësi dhe kërcënojnë “sigurinë kombëtare” të Rusisë, mund të jenë subjekt i dëbimit nga Rusia.

 

“Ata që paraqesin kërcënim për sigurinë kombëtare, avokojnë për ndryshime të dhunshme të rendit kushtetues, financojnë aktivitete terroriste dhe ekstremiste apo marrin pjesë në aktivitete të paautorizuara” mund të dëbohen, thuhet në dekret.

Për më tepër, qytetarët që kanë jetuar në territoret e okupuara ukrainase në ditën kur ato janë aneksuar, dhe qytetarët që paraprakisht kanë jetuar në këto territore dhe janë zhvendosur në Rusi, por që kanë deklaruar se duan të mbajnë shtetësinë ukrainase, po ashtu do të konsiderohen të huaj, thuhet në dekret.

 

Putin më 30 shtator të vitit 2022 nënshkroi dokumentet për të formalizuar përpjekjet e Rusisë për të aneksuar rajonet ukrainase të Donjeckut, Luhanskut, Hersonit dhe Zaporizhjës. Këto rajone janë pjesërisht të pushtuara nga forcat ruse.

Para kësaj, Moska mbajti referendume të rreme në këto katër rajone, rezultatet e të cilave u refuzuan gjerësisht nga komuniteti ndërkombëtar.

 

Të katër rajonet, së bashku me Krimenë që Moska aneksoi paligjshëm më 2014, përbëjnë rreth 20 për qind të territorit të Ukrainës. Në këto territore përfshihen disa nga pjesët më të industrializuara të Ukrainës./REL/

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
Debim Putin shtetesi ruse

Nga e njëjta kategori

Kazakistani bën hapin historik, lirohet në natyrë tigri i parë pas 70 vitesh

më shumë...

EMRAT/ Kush janë të arrestuarit që u përgatitën për të bërë atentat në Sarandë, rezultojnë të dënuar më parë

më shumë...

Pritet rritje çmimi për vajin e ullirit në Europë, temperaturat rekord po shkatërrojnë prodhimin

më shumë...

Parandalohet atentati në Sarandë, autorët prisnin shënjestrën në një zonë pa ndriçim, sekuestrohen armë me silenciator

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

12:28

EMRAT/ Kush janë dy personat e tjerë...

12:07

Kurti takon sot kreun e LDK-së, bisedime...

11:54

Gjashtë gabimet që bëjmë çdo ditë në...

11:37

Kazakistani bën hapin historik, lirohet në natyrë...

11:23

EMRAT/ Kush janë të arrestuarit që u...

11:16

Pritet rritje çmimi për vajin e ullirit...

11:11

Parandalohet atentati në Sarandë, autorët prisnin shënjestrën...

11:10

Rëndohet trafiku në aksin Fier–Kthesa e Patosit,...

11:02

IMT nis shembjen e ndërtesave që janë...

10:57

Izolohen vatrat e zjarrit në Maliq Opar,...

10:53

Gjyshi merr pa dashje nga kopshti mbesën...

10:51

Anija greke goditet në Ngushticën e Hormuzit,...

10:38

Vijon seria e vjedhjeve në Korçë, grabitet...

10:26

Kosovë, zbulohen 4 trupa në një varrezë...

10:15

Vritet 38-vjeçarja britanike në Athinë, kamerat filmojnë...

9:41

Nëna e re në hetim, detyroi vajzën...

9:39

EMRI/ Arrestohet 54-vjeçari i dyshuar për zjarrvënie...

9:19

DASH njofton ratifikimin e marrëveshjes me Shqipërinë...

9:03

Administrata dhe qytetarët e Divjakës vijojnë protestat...

8:58

Rritet numri i viktimave nga tërmeti shkatërrues...

Më të klikuarat

  • Mbajti trupin e nënës në frigorifer për tre vite që të merrt...
  • Sherr për një vajzë, vritet me thikë 24-vjeçari shqiptar në...
  • Zjarret katastrofike në Greqi, arrestohet kryebashkiaku në r...
  • Vritet 38-vjeçarja britanike në Athinë, kamerat filmojnë kam...
  • Deputetja Elda Hoti humb bashkëshortin, Ladi Ndoja ndahet pa...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.