Ekspertet e reformës ne drejtësi kane mbyllur me konsensus kapitullin e ndryshimeve ne ligjin themeltar te shtetit, qe ka lidhje me Gjykatën Kushtetuese. Pas 5 ore diskutimesh, ekspertet kane rene dakord per shumicën e neve qe kane lidhje me riorganizimin e kësaj Gjykate dhe kompetencat e saj. Por 2 nene janë lene per t’u votuar me vone. Neni i pare ka te beje me përbërjen; qe 3 anëtare te kushtetueses zgjidhen nga presidenti, 3 nga parlamenti e 3 nga gjykata e larte dhe gjykata e larte administrative, kjo e fundit kontestohet nga demokratet. Nje tjetër nen i kritikuar nga opozita e qe do te votohet me vone është neni qe ndalon Gjykatën Kushtetuese te rishikoje ndryshimet ne ligjin themeltar te shtetit. Ekspertet do te mblidhen çdo dite ne ambientet e kryesisë per te shqyrtuar kapitull pas kapitulli ndryshimet kushtetuese ne mënyre qe brenda janarit te jete gati drafti per reformën ne drejtësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *