Një nga misteret e shumta që ende rrethojnë pandeminë është se pse koronavirusi vret më shumë burra sesa gra. Por duket se disa studiues në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Indi e kanë gjetur arsyen. Në studim i kryer në SHBA ka arritur në përfundimin se “fajin” për këtë e kanë testikujt.

Sipas studiuesve, gjëndrat seksuale mashkullore janë një lloj strehe për virusin. Kjo strehë nuk ekziston tek gratë, pasi vezoret ndryshe nga testikujt nuk kanë proteinën ACE2, ku studiuesit thonë se lidhet virusi për të pushtuar më pas qelizat njerëzore.

Hulumtimi u krye nga katër studiues, profesori i biologjisë molekulare Amit Verma, profesori i biologjisë Ulrich Steidl, onkologu Aditi Shastri dhe nëna e tij, Jayanthi Shastri, mikrobiologe në Indi. Gjetjet nga studimi i tyre u botuan në MedRxiv.

“Studimet e kryera në të gjithë botën kanë treguar se virusi është më i ashpër me burrat sesa me gratë. Burrave u duhet më shumë kohë për të luftuar sëmundjen”, thuhet midis të tjerash në studim.

Gjetjet e katër studiuesve duket se po pranohen edhe nga ekspertë të tjerë. Për shembull profesori Kathryn Sandberg nga Universiteti Georgetown tha për “washington Post” se testikujt mund të luajnë një rol të rëndësishëm në këtë çështje. Ai rekomandoi që të gjitha spitalet të përpiqen të mbajnë të dhëna shumë të sakta për reagimet e ndryshme mes burrave dhe grave sepse vetëm atëherë mund të kuptohen mekanizmat që përdor virusi për të sulmuar trupin.

Nëse kjo teori konfirmohet edhe nga studime të mëtejshme, profesori Aditi Shastri tha se kjo do të ishte shqetësuese sepse do të thotë se COVID-19 transmetohet edhe seksualisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *