Subscribe

Kuvendi rrëzoi me 74 vota pro këtë të enjte dekretin e Presidentit Meta për Teatrin Kombëtar, duke i hapur kështu rrugë ndërtimit të një teatri të ri.

 

Gjatë votimit të dekretit nuk morri pjesë në votim, ministri Pandeli Majko.

 

Më 11 tetor Presidenti Meta, refuzoi për herë të dytë miratimin e ligjit të mazhaorancës për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëar. Në dekret Meta evidentonte në total 9 shkelje ligjore, të cilat sipas tij nuk ishin evidentuar nga shumica.

 

Godina e teatrit të ri për muaj me radhë ka shkaktuyar një përplasje meë opozitës dhe mazhorancës. Sipas opozitës ndërtimi i godinës së re ështe thjesht një aferë tjetër korruptive e qeverisë.

 

Ndërsa nga ana tjetër mazhoranca e ka cilësuar si një sukses pasi artistët më në fund do ketë një teatër dinjitoz.

 

Por krahas politikës, teatri ka shkaktuar përplasje edhe në radhët e artistëve, të cilët janë ndarë në dy grupe në lidhje me këtë çështje. Nga njëra anë grupi i artisëtëve që kërkojnë teatër të ri dhe nga krahu tjetër grupi që është kundër prishjes së godinës ekzistuese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *