Të shtunën kryeministri Edi Rama përcaktoi pjesën më të madhe të kandidateve të PS për zgjedhjet lokale. Por në listën që iu paraqit medias bënte përshtypje Bashkia e Peqinit që ishte pa asnjë emër.

 

Ndonëse pak ditë më parë baza e PS në Peqin propozoi disa emra për kandidate të mundshëm, burime nga selia rozë e këtij qyteti bëjnë të ditur se gjasat janë që t’i hapet rrugë rikandidimit të kryetarit aktual Saimir Hasalla.

 

Ai ishte pjesë e bashkëpunimit mes PS dhe PDIU në 2015. E duket se kështu do të jetë edhe këtë herë.

 

Pavarësisht se PDIU është në opozitë me qeverinë, mesa duket një pjesë e çamëve vijojnë të kenë marrëdhënie të mirë me kryeministrin Rama.

 

Ndonëse tërheqja e PS nga dalja me emër vecmas në Peqin nuk është ende zyrtare, kjo gjë do të zbulohet në daljen për mediat e të deleguarit të qarkut Elbasan, Taulant Balla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *