Subscribe

64 vite burg për anëtarët e Bandës së Shullazit. Kjo është pretence e Prokurorisë së Krimeve të Renda e lexuar në seancën e kësaj të martë nga prokuroret e cështjes të drejtuar nga Donika Prela bashke me prokuroret e tjera Anton Martini, Gent Osmani dhe Besnik Muci.

 

Prokuroria i ka cilesuar fajtore anetaret e bandes “Shullazi” per te gjitha veprat penale per te cilat ata akuzohen ndersa seicilit i eshte shtuar 5 vite burg ne pretence vetem per vepren pjese e grupit te strukturuar kriminal.

 

Keshtu, për drejtuesin kryesor të bandës, Emiljano Shullazin janë kërkuar nga Prokuroria 17 vite burg ndërsa për Gilmando Danin 15 vite burg.

 

Për Endrit Qyqjen janë kërkuar 11 vite burg dhe e njëjta masë është kërkuar për Endrit Zelën.

 

10 vite burg janë kërkuar nga grupi i prokuroreve të krimeve të rënda për Blerim Shullazin.

 

Te pranishem gjate dhenies se pretencenes ne salle kane qene perfaqesues te Ambasades Amerikane dhe Gjermane nderkohe qe masat e sigurise tek Krimet e Renda brenda ne salle dhe jashte saj kane qene te medha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *