Një i ri ka rënë në prangat e policisë së Durrësit pasi akuzohet për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

 

Ndalimi i K.Ç., 25 vjeç është bërë në kuadër të operacionit të koduar “Mbikalimi”. Sipas policisë arrestimi i 25 vjeçarit është bërë në momentin që ai po transportonte me automjetin e tij një sasi lënde narkotike Marjuanë për në Tiranë , në vendin e quajtur “Mbikalimi i Shkozetit”, Durrës.

 

Nga kontrolli i ushtruar në automjetin e tij u gjetën rreth 42 kg e 260 gr lëndë narkotike e dyshuar Marjuanë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

 

Gjithashtu nga kontrolli i dokumentacionit rezultoi ky shtetas nuk dispononte leje drejtimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *