Kina po zhvillon pesë variante për vaksinën për të cilën janë angazhuar vendet dhe kompanitë kryesore të botës. Presidenti kinez Xi Jinping tha në Asamblenë e 73-të të OBSH-së se është duke ndihmuar vendet në emergjencën e koronavirusit.

“Kina ka vepruar në mënyrë transparente dhe të shpejtë, duke siguruar të gjitha informacionet në kohën e duhur dhe duke ndihmuar vendet në emergjencën e koronavirusit. Do të ketë një hetim të plotë të Covid-19 bazuar në shkencë dhe do të kryhet profesionalisht, por vetëm kur emergjenca të jetë nën kontroll”, tha presidenti kinez.

Ndërkohë, presidenti francez Emmanuel Macron tha se nëse zbulohet një vaksinë kundër Covid-19, ajo do të jetë një e mirë publike globale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *