Subscribe

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga anagazhimi i forcave policore në terren, teksa bëjnë verifikimin e personave të infektuar me koronavirus.

Përmes një postimi në “Facebook”, kreu i qeverisë ritheksoi se polici vijon kontrollet për të konstatuar të gjithë ata qytetarë që janë të prekur me COVID dhe nuk respektojnë karantinën, apo thyejnë rregullat.

“Policia vazhdon punën dhe Covid-i gjithashtu, por këto mesazhe njerëzore nga takimet me punonjësit e policisë së shtetit shërbejnë për këdo. Kushdo që është i prekur nga Covid19 nuk duhet të thyejë rregullat dhe karantinën. Policia i di të gjitha dhe kontrollet do të vijojnë! Shëndeti mbi të gjitha”, shkruan Rama.

Rama lajmëroi se policia zotëron gjithë informacionin mbi personat e prekur nga koronavirusi dhe për këtë arsye kontrollet  vijojnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *