Një 36 vjecar është arrestuar nga Policia e Lushnjës pasi ka plagosur me thike infemieren e një qëndre shendëtësore.

Ngjarja e rëndë ndodhi këtë të martë në orën 19:15 në fshatin Arrëz.

Shtetasi A. M., 36 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasen A. T., 59 vjeçe, infermiere në qëndrën shëndetësore të këtij fshati, e cila kishte shkuar në banesën e autorit për t’i bërë gjilpërën nënës së tij të sëmurë.

Pasi ka goditur infermieren, shtetasi A. M. është larguar nga banesa, por pas reagimit të menjëhershëm të Policisë u kap dhe u arrestua në flagrancë, në tentativë për t’u larguar nga vendngjarja.

Shtetasja A. T. ndodhet në spitalin e Lushnjës, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *