Një 27-vjeçar ka mbetur i lënduar me thikë mbrëmjen e sotme në Tiranë. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:10 në Kombinat.
“Shtetasi H. I, rreth 27 vjeç, i cili dyshohet se është dëmtuar me mjet është dërguar për mjekim në spital. Aktualisht, ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Punohet për identifikimin e kapjen e autorit.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit dhe dokumentimin e plotë ligjor të tij./vizionplus.tv





