Komisioni Rregullator nuk merr përsipër të vendosë për “fatin” e fletës së votimit.
Pas më shumë se dy orë diskutime, anëtarët, në një mendje, vendosën të shpallin moskompetencën.
Me pesë vota pro, përfaqësuesit argumentuan se një vendimmarrje e tillë nuk i takon Rregullatorit, por Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve.
Nga ana e Ilirjan Celibashit është propozuar që fleta e votimit të jetë me emra dhe jo me numra.





