Koreja e Veriut ka dalë zyrtarisht  me një qëndrim sa i përket akuzave nga SHBA për rrëmbimin e ushtarit amerikan Travis King. Pheniani pretendon se ushtari amerikan Travis King kaloi në territorin e tyre muajin e kaluar për shkak të “keqtrajtimit çnjerëzor dhe diskriminimit racor” në ushtrinë amerikane.

 

“Gjatë hetimit, Travis King rrëfeu se kishte vendosur të vinte në Korenë  e Veriut pasi ishte ndjerë keq nga keqtrajtimi çnjerëzor dhe diskriminimi racor brenda ushtrisë amerikane” tha media shtetërore  koreanoveriore.

 

Sipas autoriteteve te Phenianit ushtari shprehu gatishmërinë për të kërkuar strehim kudo në një vend të tretë, pasi ishte i zhgënjyer nga shoqëria e pabarabartë amerikane.

 

Megjithatë, Uashingtoni tha se nuk mund të verifikonte pretendimet, të cilat janë komentet e para publike të Koresë së Veriut për çështjen.

 

Duke iu përgjigjur raportit të vendit komunist një zyrtar i Pentagonit tha se prioriteti  ishte që Travis King të sillej në shtëpi i sigurt. SHBA po përpiqet te negocioje lirimin me ndihmën e OKB.

 

23-vjeçari kaloi kufirin nga Koreja e Jugut më 18 korrik, teksa ndodhej në zonën e demilitarizuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *