Forcat e rendit kanë vënë në pranga shtetasin Elidon Pepkola 30 vjeç, banues në fshatin Rajë, Bajram Curri, i cili qëlloi me armë zjarri drejt banëses së Lekë Ndout.

 

Ky I fundit ishte arrestuar pak pas ngjarjes nga policia pasi kishte qëlluar me armë zjarri, në drejtim të mjetit me targa AA 982 MG në fshatin Poravë në Fushë Arrëz në datë 27 korrik.

 

Në cilësinë e provës materiale janë sekustruar disa gëzhoja arme zjarri në vendin ku është qëlluar mjeti dhe disa të tjera tek banesa e shtetasit Lekë Ndou. 

 

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë për veprat penale të “Vrasjes në rrethana cilesuese” e mbetur në tentative dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *