Trajneri i Bayer Leverkusen Xabi Alonso ka folur me superlativa për skuadrën e Atalantës me të cilën do të ndeshet javën e ardhme në finalen e Europa League.

Në një intervistë për SKY Alonso ka theksuar se Atalanta është një ekip unik dhe shumë të mirë.

Kemi një javë shumë emocionuese të sezonit, jemi shumë të motivuar. Në realitet nuk flas shumë për përvojat e mia, përpiqem të nxjerr përfundimet e mia, pa i treguar askujt historitë e mia, ato janë gjëra të së shkuarës, rëndësi ka se çfarë duhet të bëjmë.”

Atalanta? Unë mendoj se është një ekip unik për momentin, ata kanë të njëjtin trajner për shumë vite, lojtarët kanë mbetur të njejtë. Ata kanë një ide shumë të qartë se si të luajnë futboll, grupi është zhvilluar me kalimin e viteve. Ky sezon është mbase më e miri i tyre” – tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *