Subscribe

Që prej orës 16:00 të pasdites së kësaj të mërkure, zëvendës kryeministrja Belinda Balluku, njëherazi ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, po merret në pyetje në SPAK.

Sipas burimeve, Balluku është thirrur nga prokurori që po heton aferën e inceneratorit të Tiranës, Dritan Prençi, për t’u marrë në pyetje si person që ka dijeni për këtë çështje.

Fletëthirrja për zëvendës kryeministren vjen dy javë pasi kryebashkiaku Erion Veliaj dha sqarime për 8 orë në SPAK për inceneratorin e Tiranës.

Balluku, sipas një denoncimi të pak javëve më parë të bërë nga Belind Këlliçi, më 10 korrik të vitit 2023 i ka dërguar një shkresë zyrtare Erion Veliajt, për ta vënë në dijeni se dy anëtarët e Bashkisë në Njësinë e Zbatimit të Projektit prej dy vitesh kanë penguar punën e kësaj strukture.

Më 8 dhjetor të vitit të kaluar SPAK firmosi 15 fletëarreste për zyrtarë e ish- zyrtarë të bashkisë Tiranë për impiantin e incenerimit të mbetjeve në kryeqytet.

Mes të arrestuarve është Taulant Tusha, Drejtori i Përgjithshëm i Punëve Publike në Bashkinë e Tiranës, ish zyrtari Namik Thimixhi, i cili mbulonte Menaxhimin e mbetjeve dhe ishte në varësi direkte të Tushes.

Urdhërat e arrestit prekën për të dytën herë edhe ish ministrin e Mjedisit Lefter Koka, si dhe ish deputetin socialist Alqi Bllako, bashkë me pronarët në kërkim të të tre inceneratorëve, Mirel Mërtiri e Klodian Zoto, ndërsa në ‘arrest shtëpie’ janë 7 persona të tjerë.

Kjo dosje po hetohet nga prokurori i posaçëm, Dritan Prençi, i cili ka në duar edhe dosjen tjetër për të cilën janë vënë nën arrest vartësit e zv. kryeministres, Belinda Balluku, ku përfshihet edhe kreu i ARRSH, Evis Berberi.
/vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *