Subscribe

Kryeministri Edi Rama është shprehur se pa Ibrahim Rugovën, Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk do të ekzistonte.

Kreu i qeverisë udhëtoi sot drejt Prishtinës dhe ishte i pranishëm në Konferencën Ndërkombëtare për 25 Vjetorin e Ndërhyrjes së NATO-s “Rugova dhe Perëndimi”, një moment që shenjoi një faqe të re në historinë e pakthyeshme të Kosovës.

Lexo edhe :

Related Posts

Rama theksoi se udhëheqja e Presidentit Rugova pati një aftësi të rrallë për ta lidhur fatin e Kosovës me fatin e botës demokratike.

Sipas kreut të qeverisë, pa Rugovën pushkët e UÇK-së s’do të jehonin mbi Beograd.

Rama: Një president pa pallat e komb, pritej në shtëpinë e bardhë, nga Papa Gjon Pali në Vatikan, duke e zgjeruar si një përrua shtratin e vet, vëmendjen ndaj çështjes së Kosovës dhe duke ushqyer përkushtimin e palëkundur ndaj zgjidhje paqësore. Udhëheqja e Rugovës pati një aftësi të rrallë për ta lidhur fatin e vendit të tij të panjohur me fatin e botës demokratike, për ta integruar shqetësimin ekzistencial të një province të shtypur ne gjeopolitikën globale, duke bërë bashkë qëllimin e lartë dhe mjetin e urtësisë dhe duke e kthyer në kapital çdo hap të gabuar të armiqve, dhe duke i dhënë Kosovës të vetmen pasuri natyrore të mundshme, miqtë e saj ndërkombëtar.

Pa Rugovën s’do kishte pasur UCK, pa luftën që ai filloi në paqe s’do ishte arritur paqja e fituar me luftë, pa miqtë e mëdhenj, pushkët e UÇK s’do jehonin mbi Beograd përmes bombave të NATO-s. Kohët që paqja të kërkonte luftën, që lufta të mundësonte paqen, mund të mos kishin ardhur kurrë. Me fjalët “i vetmi kompromis për Kosovën është pavarësia“ dhe strategjinë e tij të paqes për të fituar luftën, Rrugova dëshmoi se besnikëria ndaj parimeve është mbytës pa largpamësinë dhe e dyta paqes së plotë i duhet diçka esenciale më shumë se sa fitorja e luftës me armë, i duhet shikimi i të shkuarës me sytë e të ardhmes, dhe jo shikimi i të ardhmes me sytë e të shkuarës./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *