Subscribe

Shqipëria ka nisur zyrtarishtt përgatitjet në Dortmund  për ndeshjen  e parë të europianit kundër Italisë. Kuqezinjtë mbërritën të dielën në kampin stërvitor Kaizerau i cili është në periferi të qytetit ku do të sfidojmë kampionët e Europës në datën 15 qershor. Trajneri Sylvinjo do të shuajë gjatë këtyre ditëve edhe dilemat e fundit që ka mbi ekipin i cili do të zbresë në fushën e lojës të shtunën në mbrëmje në një nga ndeshjet e para të grupit B.

Mbrtojtësi veteran Elseid Hysaj është i kënaqur me gjendjen e skuadrës.

“Kemi punuar shumë fizikisht nuk është se kemi qenë në 100% tonë në këto dy miqësore por duhet të kishim forcë për të përgatitur ndeshjen me Italinë. Po stërvitemi sa më shumë për të qenë gati. Theksi nuk është vënë në ndonjë pikë, por jemi shumë kompaktë të gjithë që të mos lemë hapësira dhe të mos jemi larg njëri tjetrit”, tha Hysaj.

Duke bërë një krahasim me prezencen e parë në europiajn në viti 2016, Hysaj thotë se Shqipëria tani ka detyrë të provoje me patjeter kalimin e grupit edhe pse rivalët janë shumë të vështirë.

“Në 2016 shkoi një skuadër komplet tjetër dhe me një lojë tjetër, lojtarët kanë pasur gjëra të tjera. Është hera e dytë për mua, Berishën dhe Abrashin. Duhet të bëjmë më tepër, të jemi më seriozë, mund ta kalojmë grupin, duhet të provojmë me gjithçka, edhe nëse nuk shkon siç duam ne në fund të themi të paktën që shkuam me kokën lart. E njohim njëri tjetrin por je më i avancuar dhe e di çfarë cilësish kanë, unë jam me atë që Itali është një nga skuadrat më të forta dhe ashtu bëri Europianin e fundit duke e fituar. Jam më mirë kur na thonë që je në disavantazh, mos të mendojmë se jemi më të mirë se ata”, tha Hysaj.

Hysaj iu përgjigj edhe kritrikave në lidhje me paraqitjet e tij në kombëtare duke thënë se e ka treguar vetën prej 12 vitesh ne kampionatin italian dhe ajo është përgjigja më e mirë që mund ti japë çdo skeptiku./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *