E enjte, 8 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Eklent Kaçi nënkampion bote në bilardo, duel spektakolar, sportisti nga Kurbini humbet titullin ndaj rivalit amerikan

Eklent Kaçi, sportisti ynë më i mirë në bilardo nuk mundi të ruajë titullin kampion botë në disiplinën 9-gurë, zhvilluar në Xhedah të Arabisë Saudite.

Sportisti nga Kurbini u dorëzua vetëm në finale kundrejt rivalit amerikan Fedor Gorst, i cili mundi ta rrëzojë nga froni kampionin shqiptar.

Reklamë

Megjithatë ishte një super finale ajo mes Kaçit dhe Gorst, mbyllur me një avantazh shumë të ngushtë 15 me 14 për sportistin amerikan.

Gorst shkoi deri në avantazhin 3 me 0 në fillim të takimit dhe pastaj e thelloi edhe pak më shumë duke shkuar në 8 me 4, mirëpo bilardisti ynë Eklent Kaçi bëri një rikhim të bukur duke fituar dy sete radhazi.

Reklamë

Pavarësisht tentativës për shkëpyetje te amerikanit Gorst që kapi avantazhin 9 me 6, dueli u bë spektakolar në setet e fundit.  Gjuatja spektakolare që barazoi rezultatin në 13 me 13 për Kaçin, e cila u konsiderua goditja e turneut e bëri edhe më të bukur finalen e botërorit.

Pavarësisht nivelit shumë të lartë të lojës, një gabim një goditje aksidentale e Eklent Kaçit ia prishi shpresat për t’u bërë edhe nje herë tjetër kampion bote, sikurse ndodhi një vit më parë.

Megjithatë sportisti ynë ruan nivelin e  lartë të përfaqësimit duke treguar kualitet të jashtëzakonshëm në nivel botëror./Vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë