Subscribe

Qeveria po ofron një tjetër mundësi që të gjithë individët dhe bizneset të mund të rivlerësojnë pronën e tyre, duke e sjellë atë më afër vlerës së tregut.

Nisma e mazhorancës parashikon një tatim 3%, ndërsa afati do të jetë i shtrirë deri në 31 qershor 2025.

Lexo edhe :

Related Posts

Agjentët e shohim këtë fushatë si një nevojë të tregut, i cili paralizohet nga barra e lartë e taksës.

“Ka interes, pasi  ajo çka ka ndodhur është se 15 % është shumë e lartë si taksë.  Sidomos për ata që i kanë blerë pronat në vitin 2000, me 500 euro m2 tani është dy fish dhe askush nuk kryen transaksione, pasi taksë që duhet ë paguajnë është e madhe. Madje bëjnë dhe dy kontrata me çmime të ndryshme”, shprehet Eglent Bici nga shoqata e agjentëve imobiliarë.

“Interesi është i lartë, pasi gjatë transaksionit qytetarët  do të kursejnë. Nga 15% do paguajnë 3 %. Për më tepër, rivlerësimi është pozitiv, pasi çmimet e pronave janë rritur ndjeshëm. Ata që kanë rivlerësuar një herë mund t’ja rrisin sërish vlerën pronës”, shprehet Lefter Sila agjenti imobiliarë.

Kjo fushatë rivlerësimi është e pesta e ndërmarrë ndër vite. Këto nisma konsiderohen me vlerë pasi i japin tregut frymëmarrje, por janë me efekt të përkohshëm.

“Reale estate është një nga shtyllat e ekonomisë në të gjithë botën. Këto barra fiskale sjellin më pak transaksione. Këtu nuk i referohemi vetëm taksës 15%. Por kemi tarifë noteriale, tarifë agjenti, kostot e mobilimit e etj. Pra konceptimi i blerjes dhe shitjes nuk është vetëm 15%. Ne si shoqatë kemi kërkuar të vendoset një tarifë e përhershme  5%.  Sa herë ka patur rivlerësime ka patur dyndje në hipoteka, kjo tregon për interesin e këtij akti ligjorë”, thotë Eglent Bici.

 Që kjo nismë të ketë rezultat duhet të shoqërohet edhe me përmirësim të shërbimit në kadastër.

“Ndjej që ka një ngërç të madh me  procedurat në ASHK. Edhe rifreskimet e kartelave që është një procedurë që behët me një klik, sepse e duan bankat, ASHK kërkohen ditë me radhë”, shprehet  Eglent Bici.

“Ka vend shumë për të përmirësuar kadastrën. Shumë prona, shumë kartela po vonohen në kthejnë përgjigjeje. Nëse ky sistem nuk përmirësohet me këtë fushatën atëherë ajo s’do të ketë efektin e pritshëm”, shprehet Lefter Sila agjenti imobiliarë.

 Rivlerësimi i shërben çdo individi, që ka në plan të shesë banesën e tij. Ky proces shmang një shumë të madhe detyrimesh në arkën e shtetit, si pasojë e taksë së lartë./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *