Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
19 June 2026
Vizion fokus

Belgjika importon më shumë gaz rus sesa para luftës...

Tjetër ngjarje tragjike në Shqipëri! 62-vjeçari mbytet në liqenin...

Dita e 20-të e protestës, qytetarët sërish në shesh

Ministrja britanike presion Starmerit për dorëheqjen

Izraeli dhe Hezbollah arrijnë marrëveshjen për një armëpushim

Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Milot, tre të plagosur

Irani kërkon 48 orë paraprakisht për anijet që kalojnë...

Aksident tragjik në aksin Fier-Lushnjë, humb jetën 35-vjeçari

Peskov: Ukraina drejt një situate “katastrofike”!

Erdogan: Turqia është aktore kryesore në zgjidhjen e krizave...

Në shërbim të grupeve kriminale, SPAK sekuestron 22 dyqane, 10 apartamente, vilën dhe tokat e ish-kreut të Operacionales, Oltian Bistri

14 Maj 12:09

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka sekuestruar 22 dyqane/ njësi tregtare, 10 apartamente, 1 vilë dhe toka në pronësi të ish-kreut të Operacionales Oltian Bistri ose të familjarëve të tij.

Në total, bëhet fjalë për pasuri me vlerë rreth 3 milion euro.

Lexo edhe :

Related Posts

Apartamente, dyqane dhe vilë luksoze, Apeli lë në fuqi vendimin për sekuestrimin e pasurive të Oltion Bistrit

Përmes një njoftimi për shtyp, SPAK shprehet se gjithçka ka ndodhur pas hetimeve dhe dyshimeve të arsyeshme se Bistri ka qenë në shërbim të grupeve kriminale gjatë kryerjes së detyrës si kreu i Forcave Operacionale duke i njoftuar ata për çdo lëvizje të vartësve të tij dhe të tjerëve në Policinë e Shtetit.

Gjithçka u zbulua përmes dosjes “Metamorfoza”, teksa Bistri shkëmben vazhdimisht mesazhe me Pëllumb Gjokën duke e njoftuar atë se kur duhet t’i hapë apo mbyllë kazinotë e paligjshme të tij pas mbylljes së tyre në vitin 2016.

Pasuritë e sekuestruara

  • 18 Njësi (dyqane) + 1 Apartament, të ndodhura në rrugën “Todi Shkurti”, Tiranë;
  • Apartament me sipërfaqe totale prej 400 m2, kati i 6 (gjashtë), ndodhur në kompleksin e ndërtimit në kryqëzimin e Farmacisë 10, Tiranë;
  • Pasuria e llojit truall, me sipërfaqe 200 m2, Zona Kadastrale 8270, ndodhur në “Rrugën e Kosovarëve”, Tiranë;
  • Apartament me sipërfaqe 66.5 m2,  ndodhur në kompleksin “Square 21”, në Rrugën e Kavajës, Tiranë;
  • Apartament me nr. 18/C, kati i shtatë teknik/8 ndërtim, me sipërfaqe 73.16 m2, i ndodhur në godinën 1, në “Kompleksin Delijorgji”, në Rrugën e Kavajës, Tiranë;
  • Apartament me sipërfaqe 400 m2, kati i gjashtë, ndodhur në kompleksin e ndërtimit në kryqëzimin e Farmacisë 10, Tiranë;
  • Njësi (dyqan) me sipërfaqe 125 m2, në katin e parë, ndodhur në kompleksin e ndërtimit “Square 21”, në Rrugën e Kavajës, Tiranë;
  • Apartament me sipërfaqe 138.3 m2, ndodhur në Selitë, Tiranë;
  • Garazh me sipërfaqe 87.8 m2, ndodhur në Selitë, Tiranë;
  • Apartamenti me sipërfaqe 100.6 m2, në katin e dhjetë, ndodhur në kompleksin e ndërtimit në kryqëzimin e Farmacisë 10, Tiranë;
  • Njësi (dyqan) me sipërfaqe ndërtimore 72 m2, ndodhur në kompleksin e ndërtimit “Square 21”, në Rrugën e Kavajës, Tiranë;
  • Vila A14, në rezidencën “Green Valley”, Tiranë;
  • Apartament me nr. 3, kati i katërt, me sipërfaqe 58.5 m2, ndodhur në rrugën “Ndreko Rino”, Tiranë;
  • Apartament me nr. 9, kati i dytë, me sipërfaqe 58.9 m2, ndodhur në rrugën “Ndreko Rino”, Tiranë;
  • Pasuri e llojit njësi (dyqan), me sipërfaqe ndërtimore 110 m2, ndodhur në kompleksin e ndërtimit “Square 21”, në Rrugën e Kavajës, Tiranë;
  • Pasuri e llojit apartament, me sipërfaqe totale 400 m2, kati i gjashtë, ndodhur në kompleksin e ndërtimit në kryqëzimin e Farmacisë 10, Tiranë;
  • Pasuria e llojit njësi, me sipërfaqe totale 95 m2, në katin e parë,  ndodhur në kompleksin e ndërtimit “Square 21”, në Rrugën e Kavajës, Tiranë;
  • Automjet i markës “Land Rover” model “Range Rover Sport”, vit prodhimi 2012;

Në total janë sekuestruar :

➢   22 – Njësi (dyqane/ambiente biznesi);

➢   10 – Apartamente;

➢   1 – Vilë;

➢   1 – Truall;

➢   1 – Garazh; 

➢   1 – Automjet.

Vlera totale e blerjes së pasurive të sekuestruara sipas çmimeve të përcaktuara në kontratat noteriale është 3.091.519 Euro.

Njoftimi i SPAK

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, mbi bazën e verifikimeve pasurore të kryera në funksion të procedimit penal nr. 9, të vitit 2023, ka regjistruar procedimin pasuror nr. 6, të vitit 2024, që bën fjalë për pasuritë në zotërim të shtetasit Oltian Bistri dhe familjarëve të tij.

Duke qenë se ndaj shtetasit Oltian Bistri ka pasur indicje që në vitin 2016 për përfshirje në veprimtari kriminale, si dhe në kuadër të procedimit penal nr. 09, të vitit 2023, të Prokurorisë së Posaçme, është marrë i pandehur për kryerjen e veprave penale të parashikuara nga nenet 259  dhe 287 të Kodit Penal, në bazë të nenit 3/1, gërmat (ç) dhe (d), të ligjit nr.10192, datë 03.12.2009, “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar dhe Trafikimit nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”, shtetasi Oltian Bistri është subjekt i këtij ligji dhe mundet që t’i nënshtrohet masave parandaluese pasurore.

Ndaj shtetasit Oltian Bistri dhe familjarëve të tij (të cilët kanë pasur transaksione të lidhura apo të dyshuara se janë kryer për shtetasin Oltian Bistri), janë kryer të gjithë verifikimet pasurore të mundshme, prej të cilave kanë rezultuar se ato zotërojnë pasuri, vlera e të cilave është disa herë më e lartë se të ardhurat e ligjshme të përfituara prej tij dhe familjarëve të tij.

Prokuroria e Posaçme, ka ekzekutuar vendimin Nr.19, datë 03.05.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe të gjitha pasuritë e mësipërme janë marrë në administrim nga Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara pranë Ministrisë së Brendshme, Tiranë. /vizionplus.tv

Posted Under:
Aktualitet Kryesoret Vendi
Tagged:
10 apartamente 22 dyqane oltian bistri Pasuritë pellumb gjoka SPAK

Nga e njëjta kategori

Tjetër ngjarje tragjike në Shqipëri! 62-vjeçari mbytet në liqenin e Viroit (EMRI)

më shumë...

Aksident tragjik në aksin Fier-Lushnjë, humb jetën 35-vjeçari

më shumë...

Rama nga Rinasi: Objektivi ynë, të kemi linjën direkte me SHBA-në dhe portat digjitale

më shumë...

Nga Rinasi drejt Torontos në 10 orë, inaugurohet lidhja e re ajrore Shqipëri-Kanada

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

8:48

Pse e verdha e vezës së zier...

8:30

Belgjika importon më shumë gaz rus sesa...

7:26

Tjetër ngjarje tragjike në Shqipëri! 62-vjeçari mbytet...

7:18

Dita e 20-të e protestës, qytetarët sërish...

6:53

Ministrja britanike presion Starmerit për dorëheqjen

6:36

Izraeli dhe Hezbollah arrijnë marrëveshjen për një...

6:19

Irani kërkon 48 orë paraprakisht për anijet...

6:19

Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Milot, tre...

6:12

Aksident tragjik në aksin Fier-Lushnjë, humb jetën...

5:52

Fluks i lartë lëvizjesh në Kapshticë, mbi...

5:49

Peskov: Ukraina drejt një situate “katastrofike”!

5:38

Parashikimi i motit për ditën e shtunë,...

5:20

Erdogan: Turqia është aktore kryesore në zgjidhjen...

5:12

Macron për marrëveshjen SHBA-Iran: Nuk jam i...

5:03

Mot ekstrem në SHBA, tornadoja merr gjithçka...

4:43

Rama nga Rinasi: Objektivi ynë, të kemi...

4:26

Nga Rinasi drejt Torontos në 10 orë,...

4:26

Zyrtarët amerikanë: Izraeli dhe Hezbollah arrijnë armëpushimin

4:05

Tenderi i rrugës Korçë-Ersekë dhe Ujësjellësi i...

3:40

Plagosja në Tiranë, policia: Ja si ndodhi...

Më të klikuarat

  • “Ka laborator kokaine në Kolumbi”, Artan Hoxha: Kush është s...
  • Horoskopi nga Meri Gjini: Trekëndëshi i fuqishëm Mërkur–Mars...
  • “Më vdiq vajza 2-vjeçe”, Susaj: Nuk do ua fal kurrë kolegëve...
  • Vrasja e Eglant Koçit! Familjarët hapin dyert e mortit, Arma...
  • Tragjedi në bregdetin e Tales, mbyten dy vajza 9 dhe 11 vjeç...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.