E shtunë, 10 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Përmbytje masive në Siçili, stuhia shkakton probleme. Uji dhe balta vërshojnë në rrugë

Një stuhi e fuqishme ka goditur gjatë natës ishullin Lipari, në Siçili të Italisë duke shkaktuar përmbytje të shumta dhe dëme materiale. Reshjet me intensitet të lartë kanë shkaktuar vërshimin e ujit dhe baltës në disa zona të ishullit, ndërsa dhjetëra banesa janë përfshirë nga përmbytjet.

Situata më kritike u regjistrua pas mesnate, kur stuhia arriti intensitetin maksimal. Si pasojë e prurjeve të mëdha, dy lumenj Ponte dhe Valle, dolën nga shtrati.Balte gurë dhe mbetjeve të tjera vershuan drejt rrugëve dhe plazheve.

Reklamë

Pamjet nga zona e prkeur tregojnë rrugë të mbuluara nga balta, ndërsa në qendër të qytetit, uji dhe mbetjet kanë vështirësuar lëvizjen. Probleme janë raportuar edhe në portin e Sottomonasteros, ku disa automjete kanë mbetur të bllokuara nga uji dhe balta.

Si pasojë e vërshimit të ujit, njëmbëdhjetë familje mbetën pa strehë në zonën e Trapanit. Tre familje, në total shtatë persona, nuk mundën të kalonin natën në shtëpitë e tyre në Marsala. Kjo u konfirmua nga Bashkia, e cila siguroi strehim për një familje me tre anëtarë në një hotel, ndërsa dy të tjerat u strehuan nga miq dhe të afërm.

Reklamë

Ekipet e zjarrfikësve kanë ndërhyrë gjatë natës në disa zona  për t’u ardhur në ndihmë drejtuesve të automjeteve të bllokuara. Ndërhyrjet janë përqendruar në përballimin e pasojave të përmbytjeve dhe në evitimin e viktimave të mundshme.

Autoritetet italiane kanë dhënë alarm portokalli për motin e keq në Siçili, ndërsa parashikimet paralajmërojnë për vijimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike në rajonet jugore të vendit. Si masë parandaluese, autoritetet vendosën mbylljen e shkollave, ndërsa aktivizuan qendrat operative komunale për menaxhimin e emergjencës.

Sipas kryetarëve të bashkive, të gjitha njësitë e disponueshme u vunë në gatishmëri për t’iu përgjigjur situatës. Ekipet e emergjencës dhe mjetet për pastrimin e rrugëve u angazhuan menjëherë, ndërsa autoritetet vijuan koordinimin me strukturat e mbrojtjes civile.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.