E premte, 16 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Përleshje me armë në Kumanovë, humb jetën një person

Një person ka humbur jetën dhe disa të tjerë kanë ngelur të plagosur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kumanove, pas një përplasje me armë.

 

Reklamë

Viktima e këtij konflikti është shtetasi Vebi Maksuti, i cili nuk ka mundur te mbijetoje plageve te marra dhe ka nderruar jete ne spital.

 

Reklamë

Sipas Alsat.M, ngjarja ka ndodhur në rrugën Tode Mendoll në afërsi të marketit “Ardi”, pas nje sherri mes dy familjeve Latifi dhe Maksuti ne Kumanovë.

 

Informacionet paraprake bëjnë me dije se të plagosur janë personat me iniciale,  F.L. 61 vjeç dhe V.L. 48 vjeç kanë qëlluar me armë në drejtim të personit, XH.M. ,R.M dhe M.M. të cilët kanë marrë lëndime te lehta.

 

Ndërkohë nuk dihet asnjë informacion në lidhje me shkaqet e kësaj ngjarje.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë