Subscribe

Deputeti demokrat Ervin Salianji ditën e sotme ka zhvilluar një interpelancë me ministrin e Brendshëm Taulant Balla.

Salianji i ka kërkuar llogari ministrit lidhur me masat që janë marrë nga ministria që ai përfaqëson për të frenuar kriminalitetin në vend, trafikun e drogës dhe krimin e organizuar.

Pyetjet e parashtruara nga deputeti Ervin Salianji

-Cili është plani për të luftuar paligjshmërinë, nëse ka një plan të tillë?

-Cilat janë masat që ka marrë qeveria për të frenuar krimin e organizuar?

-Cilat janë masat që ka marrë qeveria për të ndaluar emigracionin masiv?

-Cilat janë masat që ka marrë qeveria për të ndaluar trafikun e drogës?

-Sa punonjës policie kanë bërë këtë vetëdeklarim dhe sa punonjës policie e kanë përdorur këtë mjet (SkyECC dhe Enchro Chat).

-A ka minsitra që përdornin të njëjtit telefona?

-Lidhjet e policisë me krimin janë problematikë e madhe dhe është emergjente ndërhyrja. Pavarëisht reagimeve nga institucionet më duket sikur nuk ka asnjë lloj reagimi dhe asnjë lloj mase.

Rezultatet e prezantuara nga ministri Taulant Balla

Lajmi më i përhapur sot është certifikimi ndërkombëtar si një destinacion i sigurt turistik. Shqipërisë i është pastruar një herë e mirë imazhi i nxirrë nga një e shkuar shumë vjeçare. E kemi mbyllur vitin 2023 me zero ngjarje kriminale fatale ndaj turistëve të huaj. Vizioni ynë Shqipëria 2030 ka pakëthyeshmërinë e progresit të arritur, Shqipëria kampione e Ballkanit në turizëm. Në këtë republikë nuk mund të ketë më të fortë, nuk mund të ketë më të fortë mbi ligjin. Ka mbaruar koha kur policia i shoqëronte në komisariat dhe dilnin nga dera e banjos. Goditjet e forta kundër grupeve kriminale vijojnë të intensifikohen çdo ditë. Sapo janë arrestuar në Itali dhe Spanjë dy personazhe të botës së krimit, që do të ekstradohen në Shqipëri.

Viti i kaluar shënoi numrin më të ulët të vrasjeve, 35 vrasje gjatë vitit të kaluar, krahasuar me 107 në vitin 2013. Fatkeqësisht 1/3 e tyre janë krim në familje. I kam kërkuar drejtorive vendore që të rrisin forcën parandaluese dhe goditëse sa i përket dhunës me bazë gjinore. Nuk jemi më në 10-shen e zezë të Evropës sa i përket kriminalitetit. Muaji prill 2024 shënoi edhe një muaj tjetër të mirë, ku nuk kishim asnjë jetë të humbur nga ngjarje kriminale me armë. Në vitin 2013, lënda narkotike e prodhuar në Lazarat ishte dy herë më e madhe se sa gjithë buxheti i shtetit. Kemi bërë hapa seriozë në luftën kundër drogave sintetike. Policia e Shtetit po fiton besim të madh jo vetëm nga publiku por edhe nga agjencitë e tjera partnere.

Vetëpastrimi i policisë së Shtetit; ky është procesi jetik për të garantuarr një Polici Shteti me nivel ta lartë besimi. Synimi im është ta bëj policinë e Shtetit institucionin më të besueshëm në vend. I kam kërkuar AMP të kryejë verifikimin e përdorimit të aplikacionvene Sky edhe Enchro Chat. Janë bërë 227 referime për punonjës të policisë së shtetit që e kanë bërë pis unifomrën dhe që kanë shkelur besimin. Numri i punonjësve të referuar në periudhën 2023-2024 ka një rritje me 40% krahasur me një vit më parë. Bashkëpunimi me SPAK është jetik për të çuar përpara procesin e vetëpastrimit të policisë. Kontributi i opozitës është i mirëpritur./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *