Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
31 August 2026
Vizion fokus

Ekzekutohet brenda në makinë bosi i Camorra-s në Itali,...

Tronditëse në Athinë, gjendet foshnja e pajetë brenda një...

Jeta e tij në rrezik? Djali i Netanyahut evakuohet...

Maduro publikon foto nga burgu: Qëndrojmë të fortë, Venezuela...

Islanda i tha jo BE-së, reagon Brukseli: Respektojmë zgjedhjen...

Zelensky: Ukraina po përgatitet për bisedime të mëtejshme me...

Aksidenti tragjik në Mirditë, në makinë tre të rinj,...

VIDEO/ 7 të vdekur dhe 23 të zhdukur pas...

Trump: Nafta është një dhuratë nga Venezuela për popullin...

PS-PD përplasen në Kushtetuese, opozita ka goditur 7 vendime...

Pakënaqësi për “non gratat në qeveri”, Vuçiç i përgjigjet DASH: I kanë zgjedhur qytetarët

1 Maj 13:21

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha më 1 maj se nuk ishte i lumtur me reagimin e Departamentit Amerikan të Shtetit lidhur me propozimet që Aleksandar Vulin dhe Nenad Popoviq, që janë nën sanksione nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të jenë në Qeverinë e re të Serbisë.

“Shpresoj që do të kemi marrëdhënie të mira me partnerët tanë amerikanë. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që të kemi marrëdhënie të mira. Nuk jam i kënaqur me reagimin e tyre, por Qeveria e Serbisë është e zgjedhur nga qytetarët e Serbisë”, tha VuVuçiççiq.

Lexo edhe :

Related Posts

“Non gratat” në qeverinë serbe, DASH: Të zhgënjyer me zgjedhjen e Vulin si zv.kryeminstër

Më 1 maj është caktuar të mbahet seanca e Kuvendit të Serbisë, ku do të diskutohet për zgjedhjen e Qeverisë së re të Serbisë. Ministër pa portofol është propozuar Nenad Popoviq, ndërsa për zëvendëskryeministër kandidat është Aleksandar Vulin.

Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, Departamenti amerikan i Shtetit deklaroi se SHBA-ja është “e zhgënjyer” nga propozimi i Vulinit dhe Popoviqit dhe shtoi se të dy mbeten nën sanksione, sepse qëndrimi i SHBA-së ndaj tyre është “i njohur mirë”.

Ata po ashtu kanë deklaruar se SHBA-ja nuk luan asnjë rol në vendimet e personelit të Qeverisë së Serbisë.

“Kjo do të thotë që kur vendosin sanksione ndaj dikujt, ne duhet të përulim kokën me përulësi dhe të themi – faleminderit që na informuat kush nuk duhet të jetë asgjë”, tha Vuçiç.

Nenad Popoviq është i sanksionuar nga SHBA-ja që nga nëntori i vitit 2023, ndërsa sanksionet ndaj Vulinit u vendosën në korrik të të njëjtit vit. Të dy janë në “listën e zezë”, ndër të tjera, për shkak të lidhjeve të tyre me Kremlinin.

“Dëgjova edhe nga ana tjetër se ne kemi [në Qeveri] shumë eurofanatikë dhe që janë pro amerikanëve, por ata të tjerët ishin aq të sjellshëm sa të mos flisnin publikisht për këtë. Është e rëndësishme që Qeveria është serbe dhe që do të zbatojë interesat e Republikës së Serbisë”, shtoi Vuçiçi.

Siç njoftoi Millosh Vuçeviq, kreu i Partisë Progresive Serbe (SNS), kabineti i ri do të ketë 25 ministri dhe pesë ministra pa portofol.

Ish-shefi i diplomacisë, Ivica Daçiq, do të drejtojë Ministrinë e Punëve të Brendshme, ndërsa ministër i Mbrojtjes do të jetë Bratislav Gashiq, ish-ministër i Policisë.

Marko Gjuriq, ish-ambasador i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ish-drejtor i Zyrës për Kosovën, i bashkohet Qeverisë si Ministër i Punëve të Jashtme.

Në qeverinë e re do të jenë disa emra të rinj, si zyrtari i lartë i SNS-së, Darko Glishiq, dhe 13 ministra mbeten në krye të portofoleve të njëjta si në qeverinë e mëparshme.

Qeveria e re e Serbisë do të marrë detyrën pas zgjedhjeve të dhjetorit, në të cilat ata fituan mbi gjysmën e shumicës në asamblenë republikane.

Koalicionet e opozitës, Serbia kundër dhunës dhe NADA, akuzuan koalicionin e udhëhequr nga Partia Progresive Serbe (SNS) për vjedhje zgjedhore.

Parregullsi të shumta gjatë zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, provinciale dhe lokale të mbajtura më 17 dhjetor në Serbi janë vënë në dukje nga misionet vëzhguese ndërkombëtare dhe vendore.

Autoritetet kanë mohuar vazhdimisht se ka pasur parregullsi më të rënda zgjedhore.

Në shkurt, Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë që kërkon nga autoritetet në Serbi të lehtësojnë një hetim ndërkombëtar për parregullsitë e supozuara, me referencë të veçantë për zgjedhjet për Asamblenë e Qytetit të Beogradit./rel

Posted Under:
Anash Rajoni
Tagged:
Aleksander Vucic Non Grata vucic i pergjigjet dash

Nga e njëjta kategori

Kushte atmosferike të qendrueshme dhe reshje në zonat malore, parashikimi i motit për sot, 31 gusht 2026

më shumë...

Rrezikonin të mbyteshin në det, policia kufitare në Spille shpërton 7 anëtarët e familjes dhe drejtuesin e skafit

më shumë...

Tronditëse në Athinë, gjendet foshnja e pajetë brenda një valixheje

më shumë...

Jeta e tij në rrezik? Djali i Netanyahut evakuohet urgjentisht nga SHBA

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

8:20

Kushte atmosferike të qendrueshme dhe reshje në...

8:18

Ekzekutohet brenda në makinë bosi i Camorra-s...

8:16

Rrezikonin të mbyteshin në det, policia kufitare...

8:03

Horoskopi 31 gusht 2026, zbuloni parashikimin e...

10:29

Tronditëse në Athinë, gjendet foshnja e pajetë...

9:56

Jeta e tij në rrezik? Djali i...

9:32

Nga farat e kungullit te spinaqi, zbuloni...

8:46

Aksident në Vlorë, makina përplas drejtuesin e...

8:44

Mbrojtja: 20 vatra zjarri në vend, 7...

8:27

Maduro publikon foto nga burgu: Qëndrojmë të...

7:35

Islanda i tha jo BE-së, reagon Brukseli:...

7:21

Zelensky: Ukraina po përgatitet për bisedime të...

6:37

Aksidenti tragjik në Mirditë, në makinë tre...

6:19

Makina bie në greminë në Kurbnesh të...

5:57

VIDEO/ 7 të vdekur dhe 23 të...

5:40

Nuk dorëzohen lehtë! 3 shenjat e horoskopit...

5:21

Trump: Nafta është një dhuratë nga Venezuela...

5:06

Fluks nga virozat në spitale, dominojnë pacientët...

4:35

Zjarri del jashtë kontrollit në Mat, flakët...

4:15

PS-PD përplasen në Kushtetuese, opozita ka goditur...

Më të klikuarat

  • Gjendet një kufomë e dekompozuar pranë grykëderdhjes së lumi...
  • Aksidenti tragjik në Mirditë, në makinë tre të rinj, viktimë...
  • 57-vjeçari në Vlorë përplas për vdekje të moshuarin që lëviz...
  • Italiani që vodhi Q5 refuzon të japë emrin dhe deklarime, po...
  • Erjona Ismaili jep dorëheqjen si bashkëkryetare e PS-së në V...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.