E diel, 25 Tetor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Italiani që vodhi Q5 refuzon të japë emrin dhe deklarime, policia kërkesë ambasadës, i paqartë shkaku i hyrjes në Shqipëri

Italiani 35-vjeçar Angelo Esposito ka refuzuar të japë deklarime për policinë, pas arrestimit për vjedhjen e makinës “Audi A8” në rrugën dytësore Durrës-Tiranë.

Burime thonë se i riu ka refuzuar të jap edhe gjeneralitetet e emrit, ndërsa me vete nuk i është gjetur asnjë dokument.

Reklamë

Policia është lidhur me ambasadën italiane në Tiranë për të marrë më tepër informacion për aktivitetin e tij në Shqipëri.

Deri në këtë fazë mbetet i paqartë shkaku i hyrjes së tij brenda vendit tonë dhe koha, ndërsa pritet përgjigje e ambasadës për të sqaruar rrethanat e plota.

Reklamë

Si ndodhi vjedhja

Vjedhja ndodhi në një rrugë dytësore, ku pronari i Audit sapo kishte dalë nga makina dhe e kishte lënë të ndezur.

Shtetasi italian ka hipur në automjet dhe është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Ai ka përshkuar zonën e Astirit, ndërsa policia i është vënë në ndjekje.

Gjatë ndjekjes, italiani ka kryer manovra të rrezikshme dhe është përplasur me disa makina. Gjatë ndjekjes është lënduar edhe një punonjës policie, fatmirësisht pa plagë të rënda.

Në fund, shtetasi italian është arrestuar nga policia. Nga verifikimet ka rezultuar se ai ishte nën efektin e drogës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë