Komisioni Evropian ka deklaruar se respekton zgjedhjen e popullit islandez, pas rezultatit të referendumit të zhvilluar të shtunën në Islandë.
Në referendum, qytetarët u pyetën nëse vendi duhet të rifillojë negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
Lexo edhe :
Related Posts
52.8% votuan kundër, ndërsa 47.2% në favor të rifillimit të negociatave, sipas rezultateve përfundimtare zyrtare të publikuara nga televizioni publik islandez RÚV.
Rezultati përbën një goditje për Brukselin, i cili do ta mirëpriste kandidaturën e Islandës, një vend i pasur i Atlantikut të Veriut.
Një zëdhënës i Komisionit Evropian deklaroi se, pavarësisht rezultatit të referendumit, Islanda mbetet një partner i ngushtë i Bashkimit Evropian.






