Kuvendi i Serbisë mblidhet sot për të votuar qeverinë e re. Kryeministri i komanduar Millosh Vuceviç  bëri me dije të martën se   ka propozuar që pjesë e kabinetit të tij do të jetë  edhe ish-shefi  i inteligjencës Aleksandër Vulin, i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Vulin  do   të shërbejë si një prej  zëvendëskryeministrave.  Një zyrtar tjetër nga “lista e zezë” e SHBA-së, për shkak të lidhjeve me Rusinë, Nenad Popoviç, do të jetë po ashtu pjesë e qeverisë si ministër pa portofol.

Lexo edhe :

Related Posts

Për këto zgjedhje  të Vuçeviç  ka shprehur zhgënjim Departamenti Amerikan i Shtetit.

DASH: Shtetet e Bashkuara nuk kanë rol në vendimet e qeverisë së Serbisë. Jemi të zhgënjyer kur shohim  persona të sanksionuar të propozohen për poste në qeverinë e re. Qëndrimi ynë për zotin Vulin është i njohur. Ai mbetet nën sanksionet e Shteteve të Bashkuara.

Përfshirja e Vulin në qeverinë e re forcon lidhjen e Beogradit zyrtar  me Moskën pavarësisht rrugës së shpallur  zyrtarisht pro Bashkimit Europian nga Serbia.

Në korrik Uashingtoni  vendosi sanksione ndaj  ish-shefi i inteligjencës duke e akuzuar  për transport të paligjshëm armësh, trafik droge dhe keqpërdorim të posteve publike.

Aleksandër Vulin dha dorëheqjen si drejtor i Agjencisë serbe së Zbulimit  pas shpalljes non grata nga SHBA. Ai kishte shërbyer më parë edhe në detyrën e shefit të ushtrisë dhe policisë.

Së fundmi ai ka marrë dy medalje nderi nga Rusia, njërën prej Shërbimit Federal të Sigurisë ruse dhe tjetrën nga Presidenti Vladimir Putin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *