Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
28 May 2026
Vizion fokus

Shqipëria e 4-ta në Evropë për rritjen e ekosistemit...

Dy risi dhe rikthime në Kombëtare, trajneri Maran publikon...

Izraeli sulmon Libanin jugor pas urdhrave për evakuim

VIDEO/ Panik në ajër, pasagjerët qajnë dhe luten pasi...

Rriten tensionet SHBA-Iran, Teherani sulmon bazën amerikane! Paralajmërimi i...

Inteligjenca britanike: Rreth 500.000 ushtarë rusë janë vrarë në...

“Nuk do të ketë lehtësime”, Trump: Irani do të...

Përshkallëzohet konflikti me Hezbollahun, Izraeli urdhëron evakuimin e qytetit...

Shqiptari qëllon me armë zjarri pakistanezin në Athinë

Shqipëria një hap më pranë BE-së, Malaj: Test kryesor...

Një stjuardesë e gjakosur, maska të shpërndara dhe pasagjerë të tmerruar, pamjet nga brenda avionit që u godit nga turbulencat

21 Maj 16:04

“Papritmas pati një ulje shumë dramatike, ata që nuk kishin vendosur rripin e sigurimit u hodhën në tavan”, tregoi një pasagjer 28-vjeçar, i cili ndodhej në avionin që u godit nga turbulencat.

Një 73-vjeçar britanik ndërroi jetë ndërra 7 prej të plagpsurve janë në gjendje kritike.

Lexo edhe :

Related Posts

1 pasagjer humbi jetën sot, mbi 30 u lënduan gjatë fluturimit, çfarë janë turbulencat, 10 gjëra që duhet të dini për një udhëtim të sigurt
Avioni Londër-Singapor u godit nga turbulencat, 43 persona ende në spital
Një i vdekur nga turbulencat, pasagjeri tregon momentet e tmerrit në avionin e linjës Londër-Singapor

Pasagjerët e fluturimit SQ321 të Singapore Airlines, të cilët ishin nisur nga Londra për në Singapor, përjetuan skena të tmerrshme kur avioni u godit nga turbulencat, duke lënë një të vdekur dhe dhjetëra të plagosur. Avioni, një Boeing 777-300ER me destinacion Singapor, bëri ulje emergjente në Bangkok, ku të plagosurit u dërguan në spital.

Ka ndërruar jetë një 73-vjeçar britanik me probleme në zemër, i cili po udhëtonte në klasin ekonomik me gruan e tij, e cila është ndër të plagosurit që po trajtohen.

Autoritetet do të bëjnë autopsinë në trupin e të ndjerit, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që ai të ketë pësuar arrest kardiak.

Policia ka marrë përsipër rastin dhe do të kontaktojë ambasadën britanike pas autopsisë.

Gjithashtu, shtatë të plagosur janë shtruar në spital në gjendje kritike për jetën, ndërsa 23 persona të tjerë, përfshirë anëtarë të ekuipazhit, kanë lëndime më të lehta.

Rreth 100 pasagjerë do të mund të udhëtojnë për në Singapor sonte. Pas sigurimit të ushqimit, ata do të fluturojnë me Thai Airways në destinacionin e tyre.

Shumica e lëndimeve vijnë nga prerjet në kokë.

28-vjeçari Dzafran Azmir ka rrëfyer momentet e tmerrit për Reuters.

“Papritmas avioni filloi të dridhej, kështu që unë fillova të përgatitem për atë që do të ndodhte, dhe shumë papritur pati një rënie shumë dramatike, kështu që të gjithë ata që ishin ulur dhe nuk mbanin rripin e sigurimit u hodhën menjëherë në tavan”, tha ai.

Sipas pasagjerit, disa kanë goditur kokën në tavanin ku ndodhen kabinat e bagazheve, ndërsa të tjerë janë goditur aty ku ndodhen dritat e brendshme dhe maskat, duke shkaktuar thyerjen e tyre.

Siç tregohet në një video të publikuar në rrjetet sociale, brenda avionit shihen maska ​​oksigjeni që kanë rënë, kabina të hapura të bagazheve dhe objekte që kanë rënë në tokë. Një stjuardesë në panik shihet e gjakosur nga hunda.

Avioni humbi 1828 metra në tre minuta

Të dhënat e gjurmimit të fluturimit tregojnë se avioni ra 1828 metra në tre minuta pasi kaloi Gjirin e Bengalit.

në aviion ndodheshin gjithsej 211 pasagjerë dhe 18 anëtarë të ekuipazhit, sipas një deklarate të Singapore Airlines, e cila shprehu ngushëllimet më të thella për familjen e viktimës./vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
avioni Londer Singapor turbulenca

Nga e njëjta kategori

Shqipëria e 4-ta në Evropë për rritjen e ekosistemit të startup-eve, ngjitje historike prej 8 vendesh në klasifikimin global

më shumë...

Plagosja e 34-vjeçarit në Tiranë, shpallet në kërkim autori dhe bashkëpunëtorët

më shumë...

Vritet me armë zjarri në Prishtinë “Radulla”, i njohur si anëtari i Plisave, autori ende në arrati

më shumë...

Dy risi dhe rikthime në Kombëtare, trajneri Maran publikon listën për ndeshjet ndaj Izraelit & Luksemburgut

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

11:13

Shqipëria e 4-ta në Evropë për rritjen...

10:47

DETAJET/ “Lekët ose do të vras”, 34-...

10:32

Plagosja e 34-vjeçarit në Tiranë, shpallet në...

10:18

Vritet me armë zjarri në Prishtinë “Radulla”,...

10:08

Dy risi dhe rikthime në Kombëtare, trajneri...

9:56

Shisnin lëndë narkotike pranë shkollave në Shijak...

9:46

Izraeli sulmon Libanin jugor pas urdhrave për...

8:46

VIDEO/ Panik në ajër, pasagjerët qajnë dhe...

8:36

Rriten tensionet SHBA-Iran, Teherani sulmon bazën amerikane!...

8:11

“Në marrëdhënie, kërkohet më shumë durim”, parashikimi...

10:40

Inteligjenca britanike: Rreth 500.000 ushtarë rusë janë...

10:16

“Nuk do të ketë lehtësime”, Trump: Irani...

9:53

Aksident në Vlorë, makina përplas 21-vjeçaren

9:49

Nis rimbursimi për familjet me fëmijë në...

9:31

Përshkallëzohet konflikti me Hezbollahun, Izraeli urdhëron evakuimin...

9:05

Shqiptari qëllon me armë zjarri pakistanezin në...

8:30

Shqipëria një hap më pranë BE-së, Malaj:...

7:48

PD propozon ndryshimet në Statut, çfarë përfshin...

7:40

Zjarr te Drejtoria e Policisë së Tiranës

7:23

Rubio: Është bërë përparim në bisedimet me...

Më të klikuarat

  • E rëndë në SHBA! 38-vjeçarja qëllon burrin dhe shoqen në lok...
  • U plagos në Korçë gjatë operacionit antidrogë, Hita viziton...
  • VIDEO/ Panik në ajër, pasagjerët qajnë dhe luten pasi avioni...
  • Dielli kalon te Binjakët, shenjat që do të pësojnë ndryshime...
  • Bordi publikon çmimet e reja, nafta ulet me 5 lekë, ja me sa...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.