Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
07 June 2026
Vizion fokus

Izraeli bombardon 150 pozicione të Hezbollahut në Liban

Gjermania rrit investimet ushtarake përballë kërcënimit rus

Irani do të jetë në Botëror, pasjiset me viza

Zhgënjen sërish Shqipëria, mundet edhe nga Luksemburgu! Maran e...

Makinat përplasen kokë më kokë në aksin Fier-Levan, tre...

Hungaria kufizon lejet e punës për punëtorët nga vendet...

“Pjesëmarrja më e ulët deri më tani”, Rama flet...

“Projektet e zhvillimit kalojnë përmes debatit”, Kumbaro në 35-vjetorin...

Berisha: Të rinjtë do të kontribuojnë në ‘ripërtëritjen’ e...

Miqësorja me Luksemburgun, ja si do të rreshtohen kuqezinjtë

“I kam çuar dron në vilën ku qëndronte me femra”, plani i Leonard Dukës për ekzekutimin e Rigers Mihasit dhe shokut polic të Ervis Martinajt: T’i helmojmë

20 Maj 14:24

Në gusht të vitit 2020, grupi i Leonard dukës po përgatitej të “merrte hak” ndaj grupit të “mbretit të lotove”, Ervis Marinajt.  “Klani Duka” po thurrte planin për t’i eleminuar Martinajt miqtë e ngushtë. Bëhet fjalë për Erigers Mihasin (i ekzekutuar në zonën e Astirit më 13 nëntor 2021) dhe Oltin Bakun.

Në dosjen e siguruar nga “Vizion Plus”, zbardhen bisedat mes Leonard Dukës dhe Altin Gegës më 13 gusht 2020.  Altin Gega i tregon Leonard Dukës që në Fresk kanë arrestuar “Sufjanin” (pseudonim) me armë, dhe frikësohen se policinë ia ka çuar Ervis Martinaj.

Lexo edhe :

Related Posts

"Kur*ave do tu vëmë bombën", si planifikoi Duka të fuste Martinajn në kurth me dy vajzat dhe t'i ekzekutonte të gjithë
Plani për vrasjen e Durim Bamit, Arben Ndoka bashkëpunoi me Ervis Martinajn për eliminimin e rivalëve
Roli i “Manecit” dhe Gentian Bejtjes, si i shpëtoi Durim Bami për një fije “komandos” së dërguar nga Arben Ndoka dhe Avdylajt e Shijakut
SMS-të në SKY, dalin BISEDAT mes Ervis Martinajt dhe Leonard Dukës pas ekzekutimit të Santiago Malkos

“Më datë 13.08.2020 në orën 17.11 Leonard Duka komunikon me Altin Gega dhe ky i fundit i shkruan që tani po vishem dhe po dal, ca do bëjmë ne do dalim atje? Ke fol me ato gocat ti? Leonardi i shkruan kam fol po prit se më duket se i ka shfry atyre më duket dhe i ra shteti, prit të marrim vesh ca është se sa më thanë ja q**sha ropt ku i kanë. Altini i shkruan që ktu te Fresku kanë kap Sufjanin më duket ka pas shit armë ai dhe janë mbledh shteti aty lart te kthesa te Imperium. Leonardi i shkruan duke u thënë, a thu do me na bo punë me polici mor vllai dhe Altini i përgjigjet që edhe ajo mendohet tek ai fisderr.”

Mesa duket plani për atentatin ndaj Mihasit dhe Bakut mbetet pezull.

“Në vazhdimësi Altini e pyet a kemi në plan me bo punë sot që ta di se unë i kam nja tre orë rrugë me ik andej se është mama vetëm.”

Një ditë më vonë, më 14 gusht 2020, Leonard Duka flet me Fatmir Hysenin dhe i tregon se e kanë gjetur “objektivin”. Sipas komunikimeve në Sky, Leonardi i tregon Fatmirit që ka dërguar dron për ta vëzhguar në vilën ku qëndronte me femra.

“Më datë 14.08.2020 Leonard duka komunikon me Fatmir Hysenin dhe i tregon që i kemi gjetur se ku janë duke ndenjur dhe aty i përcëllojmë fare. Fatmiri i shkruan, tek vila që dim ne vlla dhe Leonardi i thotë që po dhe e kemi 1 minut larg nga Selekti. Jo tek vila që ka pas nejt me familjen ka një vilë tjetër që rrinte me femra. Fatmiri i len detyrë që ta verifikoj të saktë.Në vazhdimësi Leonardi i tregon që ka cuar njerëz që ta verifikojnë se grilat janë të mbyllura dhe se ka marrë një dron  që të shikoj se ndoshta janë në pishinë dhe nuk duken.”

Nga ana tjetër, Fatmiri i thotë që t’i vrasin duke i helmuar. Për ta kryer këtë punë i duhej dikush nga brenda.

“Fatmiri i shpreh gjithashtu një mënyrë tjetër për të realizuar vrasjen me helmim që t’i gjejnë dikë të afërt dhe ta helmojnë.”

Më datë 15 gusht, Erlis Duka, i dërgon mesazh të vëllait, Leonardit dhe i thotë të bëjë gati kallashët dhe i tregon vendin e takimit.

“Më datë 15.08.2020 ora 03.54 Leonardi Duka komunikon me Erlis Duka dhe ky i fundit i dërgon mesazh zanor duke i thënë, arritëm ne, në orën 10 në mgjes thuj Bacës të nxjerri ato tre kallashët tek teleferiku e pret Klajdi aty.

“Më datë 03.08.2020 Leonard Duka komunikon me Fatmir Hyseni ku diskutojnë në lidhje me transportimin e një arme të dyshuar snajper dhe një automjeti me ose pa targa të rregullta.

Më pas, nuk specifikohet data, Leonardi bisedon me Fatmirin për të kryer atentatin në afërsi të një hoteli.

“Në vazhdimësi Leonardi i shkruan që, Sandri për kamerat tha ok i heqim dhe Fatmiri i përgjigjet, po qe e vrasim te hot (hoteli) i Sandrit athere pa kamera jemi. Leonardi i shkruan që aty tja plasim afër hotelit ku të jenë dhe Fatmiri i shkruan që Sandrit vetëm një breshëri nga lokali. Leonardi i shprehet që këtë herë do të bërtasim allahu ekber dhe do bërtasi “boli” tallava, po e futa në kryq do kërcej duart sikur i bie kitarës motërq**i. Leonardi shprehet që të vijnë ata se si do bërtasin.

Në vazhdimësi shkëmbejne mesazhe zanore ku Leonardi i thotë që, po “lali” do thot po kto nga i gjetan tufe. Lali do kercej tallava me shume se boli. Fatmiri i thotë, hahaha imagjino Bolin (Erigers Mihasi) me duar ngritur, ne bam ai vrrr vrrr. Leonardi i thotë hahah po Olti duke qit ate kartonin, policia e shtetit. Do vijn ato moter**rat, do vijn të gjithë bashkë. Me i ngel nga 4-5 aty atij, ai do vdesi nga frika me rop shpie as ne varrim s’ka per t’i shku me. Hahaha.

Dyshohet që diskutojnë në lidhje me kryerjen e vrasjes në afërsi të një hoteli ku pronar është një person me emrin Sandri i cili ka pranuar të heq kamerat e lokalit. Personat që do të vriten dyshohen se janë lidhje të shtetasit Ervis Martinaj, ku me emrin “Boli” i referohen shtetasit Erigers Mihasi ndërsa “Olti” i referohen lidhje tjetër që dyshohet se është punonjës policie. Planifikimi për realizimin e kësaj vrasje bëhet duke ju referuar edhe bisedave të mësipërme ku dyshohet se shtetasi Ervis Martinaj ka infiltruar disa femra që të afrohen me shtetasin Leonard Duka dhe ky i fundit e ka kuptuar planin e tij.

Ndër të tjera disktutojnë për faktin që dje ka dalë nga burgu një lidhje e Ervis Martinaj që është ish polic dhe quhet Olsi Bako dhe se ky bëhej me Santin (Santiago Malko) dhe Leonardi dyshon se këta të dy kanë vrarë një person të “Cezit”. Leonardi gjithashtu shprehet që ka qenë pardje tek varrezat dhe donte të shkonte të bënte sh*rrën tek varri i Santit (Santiago Malko) por kishte frikë se e kapnin kamerat.”

Ekzekutimi i Erigers Mihasit më 13 nëntor 2021 

Erigers Mihasi u ekzekutua me breshëri kallashnikovi më 13 nëntor të vitit 2021. Ai ndodhej në makinë së bashku me shokun e tij Armand Dumani, 26-vjeç, i cili gjithashtu mbeti i vrarë.

Fati i keq i Dumanit ishte se ndodhej në makinë me Mihasin.

Erigers Mihasi, që ishte në timonin e makinës luksoze, tip Audi A7 me targa AB008EM, që u bë shoshë nga plumbat, njihej si një personazh i rrezikshëm dhe me shumë lidhje në botën e krimit. 32-vjeçari i vrarë njihej si mik i ngushtë i Ervis Martinajt dhe i ish-policit të ekzekutuar në gusht 2019, Santiago Malko.

Erigers Mihasi është arrestuar në vitin 2019, pasi dyshohet se ka qenë një prej autorëve të grabitjes me armë të banesës së prindërve të Elton Çiços në Tepelenë, edhe ky i vrarë në një lokal në Tiranë në vitin 2016. Arrestimi i tij është bërë në Yrshek të Tiranës. Ai fitoi pafajësinë për këtë krim dhe u lirua disa muaj më pas. Po ashtu, emri i tij del edhe në sulmin me armë ndaj kompleksit “Eiffel”, ku Mihasi u raportua si një nga bashkëpunëtorët e sulmit.

Ai me ish-policin Santiago Malko dyshohet se kanë qenë autorë të plagosjes me armë ndaj kushërinjve Rivelino dhe Juxhin Mumajesi në Tiranë në 2018, ku nga sulmi mbeti i plagosur edhe shoku i tyre Ibrahim Durollari. Emri i Mihasit lidhet ngushtë edhe me plagosjen e Rudolf Tomës, në 2017, ky i fundit punonjësi bashkisë së Kurbinit. Erigers Mihasi ishte shok i Ervis Martinajt.

Mihasi dhe grupi i Martinajt janë përmenduar edhe si të dyshuar në vrasjen e ish-policit Xhelal Reçi në Laç, 13 ditë para se Mihasi të vritej. Për këtë ngjarje kanë qenë në përgjim por asnjëherë zyrtarisht të akuzuar./Vizionplus.tv

Posted Under:
Kronike Kryesoret Vendi
Tagged:
Erigers Mihasi ervis martinaj leonard duka

Nga e njëjta kategori

Paola Avdulaj shpallet më e bukura e Shqipërisë, rrëmben kurorën e “Miss Shqipëria 2026”

më shumë...

Makinat përplasen kokë më kokë në aksin Fier-Levan, tre të plagosur

më shumë...

“Pjesëmarrja më e ulët deri më tani”, Rama flet për protestën: Nuk i kaloi kurrë 8 mijë njerëz! Si mund të transformohet një protestë lokale në spektakël ndërkombëtar

më shumë...

“Projektet e zhvillimit kalojnë përmes debatit”, Kumbaro në 35-vjetorin e PS: Iniciativat tona i bëjnë të rinjtë të kthehen në Shqipëri

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

11:14

Paola Avdulaj shpallet më e bukura e...

10:50

Izraeli bombardon 150 pozicione të Hezbollahut në...

10:45

Gjermania rrit investimet ushtarake përballë kërcënimit rus

10:20

Irani do të jetë në Botëror, pasjiset...

10:18

Mbajtja nën kontroll e diabetit dhe rënia...

9:57

Zhgënjen sërish Shqipëria, mundet edhe nga Luksemburgu!...

9:50

Makinat përplasen kokë më kokë në aksin...

9:07

Harrojeni kafenë në mëngjes, këto pije përshpejtojnë...

9:02

Nis finalja e “Miss Shqipëria 2026”, ndiqeni...

8:34

Hungaria kufizon lejet e punës për punëtorët...

8:31

“Pjesëmarrja më e ulët deri më tani”,...

7:51

Dasma e vitit! Dua Lipa dhe Callum...

7:25

“Projektet e zhvillimit kalojnë përmes debatit”, Kumbaro...

7:07

Berisha: Të rinjtë do të kontribuojnë në...

6:38

Miqësorja me Luksemburgun, ja si do të...

6:16

Dita e 7-të e protestës, qytetarët mblidhen...

6:00

Berisha: Të rinjtë janë ata që do...

5:52

Izraeli bombaron ndërtesën po ku zhvillohej dasma...

5:49

Zgjedhjet në Kosovë, KQZ-ja vazhdon të mbështetet...

5:43

Sulm ukrainas në Shën Petersburg, Zelensky iu...

Më të klikuarat

  • “Pjesëmarrja më e ulët deri më tani”, Rama flet...
  • Eliminimi i dytë brenda natës, kush u largua nga Ferma Vip
  • “Ai nuk del nga vetja, publiku e ka dashur në çdo rol&...
  • Nga Londra në Tiranë, Moza merr surprizën e veçantë
  • VIDEO/ Protesta shtrihet në Diasporë, shqiptarët mbushin she...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.