Debate për punët e shtëpisë, Ditea sugjeron mbledhje me fermerët, Çiljeta: Mblidhemi ne vajzat, jo djemtë

Ndarja e punëve të shtëpisë u kthye në një temë debati mes fermerëve.
Ditea sugjeroi një mbledhje mes fermerëve dhe të ndajnë punët e shtëpisë.
Kjo u kundërshtua nga Çiljeta, e cila tha se mbledhja duhet të jetë mes vajzave dhe djemtë të mos përfshihen me punët e shtëpisë.
Ndërsa ky sugjerim, nuk u prit mirë nga Ditea, e cila u shpreh se duhet një mbledhje me të gjithë fermerët dhe jo vetëm vajzat.
Ajo tha se edhe djemtë duhet të përfshihen në punët e shtëpisë dhe t’i ndihmojnë.
Pjesë nga biseda:
Ditea: Duhet të bëjmë një mbledhje dhe të ndajmë punët.
Çiljeta: Po këtë po sugjeroj dhe unë, një mbledhje me ne vajzat dhe të ndahemi.
Ditea: Jo, jo të vajzave, por të gjithë fermerët.
Çiljeta: Çunat të bëjnë plehrat ndonjë gjë kështu.
Ditea: Jo, çunat kanë bërë ç’do gjë dhe do ta vazhdojnë ta bëjnë.
Çiljeta: Po kush çuna do të bëjnë? Renisi është keq nga mesi.
Ditea: Dijonisi i bën gjërat, verandën e bën, po ashtu edhe Valeri.
Çiljeta: Valeri bën ç’do gjë.
Valeri: Unë bëj gjithçka. /vizionplus.tv/
View this post on Instagram




