E martë, 27 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 02:45 Në vijim ora 02:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Trump: Nafta është një dhuratë nga Venezuela për popullin amerikan

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se rezervat strategjike të naftës së SHBA-së do të rimbushen me naftë nga Venezuela, pas marrëveshjes së njoftuar të premten mes Uashingtonit dhe Karakasit.

Sipas Trump, procesi i “rimbushjes” së rezervave do të nisë së shpejti. Në një postim në rrjetet sociale, presidenti amerikan e cilësoi naftën venezueliane si një “dhuratë nga Venezuela për popullin amerikan”.

Reklamë

Rezervat strategjike amerikane të naftës janë reduktuar ndjeshëm gjatë viteve të fundit, në kuadër të përpjekjeve për të përballuar ndërprerjet globale të furnizimit dhe çmimet e larta të karburanteve.

Megjithatë, ende nuk është e qartë se sa shpejt marrëveshja me Venezuelën mund të sigurojë naftë për rezervat strategjike amerikane dhe nëse ajo do të sjellë ndonjë përfitim të menjëhershëm për konsumatorët në SHBA.

Vazhdo të lexosh

Reklamë