Subscribe

Ka nisur me debate seanca plenare e ditës së sotme. Deputetet e opozitës u ndalën te kërkesa e tyre për interpelancë me kryeministrin Edi Rama.

Gazment Bardhi tha se Rama duhet të ishte në interpelancqë për rastin e Rai 3, teksa kreu i grupit parlamentar socialist, Bledi Çuçi tha se një çështje e tillë nuk ishte urgjente.

Lexo edhe :

Related Posts

“Kërkesat për interpelancë të PD i fusni në sirtar, nga ana tjetër kërkesat për interpelancë me kryeministrit as nuk njoftoni Kuvendin. E keni bërë rrugë. Duhet të ishte interpelancë në rastin me RAI3.
Keni detyrimin që nëse keni marrë vendim për të mos pranuar interpelancën, duhet njoftuar.
E kuptoj që keni frikë edhe t’ja përmendni emrin Ramës, por Kuvendi nuk ka frikë ta thërrasë në interpelancë e t’i kërkojë llogari. Të japë llogari Meloni e mos japë Rama… Informoni seancën për mbërritjen e interpelancës”, tha Bardhi.

“Vetë programi i RAI3 nuk ka urgjencë meqenëse vetë e ka shtyrë pjesën e dytë të emisionit, Këto sqarime janë bërë seancën e kaluar. Ka pasur hapësirën për të sqaruar qëndrimin e vet. Është marrë vendimi nga ky parlament që nuk ka vend  për një seancë të tillë, të paktën urgjente”, tha Cuçi.

Ndërkohë, deputeti Asllan Dogjani vuri në dukje mungesën e kryeministrit Edi Rama në Parlament.

Ai tha se kryeministri duhet të jetë i pranishëm, teksa në seancat e fundit nuk është paraqitur. /vizionplus.tv

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *