Subscribe

Ditën e sotme në “7pa5” me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova ka qenë gazetarja Klegia Troksi, me të cilën kanë diskutuar rreth dinamikave dhe ngjarjeve në “Ferma VIP”.

Moderatorja është shprehur mjaft entuziaste për formatin dhe ngjarjet e ndodhura në këtë reality show.

“Kemi parë një sens qytetarie shumë të madh te të gjithë ata në Ferma VIP. Jam e sigurt që të gjithë ata kanë parasysh devijancën se si nuk duhet bërë një format.”

Një ndër përplasjet më të shpeshta dhe debatet më aktiv në fermë ndodhin mes Florian Agalliut dhe Valer Kolnikajt. Por sipas gazetares ky debat nuk vjen pa tendencë dhe i natyrshëm.

Valeri dhe Flori kanë një farë dakortësie për mos të rënë dakord. E kanë në subkoshiencë për të kundërshtuar njëri-tjetrin dhe kjo është një mënyrë për të qenë protagonist”, thotë ajo.

Nuk ka kaluar pa u komentuar edhe një çift i mundshëmnë Fermë. Klegia u shpreh se sheh një tërheqje të Baby G për Dijonisin, ku nuk mungon as shfrytëzimi i këngëtares të kësaj situate për vëmendje.

Në gjykimin tim ka një simpati të Baby G me Dijonisin. Ajo kërkon vëmendjen e tij në ccdo moment. Shumë aty kërkojnë vëmendjen e Dijonisit, kjo për shkak se jetojmë në botën e viralitetit dhe ai është produkt i kësaj platforme. Edhe Dijonisi luan dhe e di shumë mirë impaktin që ka në publik. Ai është më i kalkuluari aty. E di impaktin që ka në publik.

Katër filnaistët sipas gazetares janë Flori, Albano, Dijonisi dhe Mariana.

“Jemi rritur me Mariannën si artiste e madhe, por e kemi parë aty si përshtatet shumë mirë. Di të bëj artisten, rolin e mamasë, di të mbaj balancat. Shoh shumë ngjyra”, përfundoi ajo./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *