Subscribe

Deputeti demokrat Ervin Salianji ka marrë fjalën pas ministrit të Brendshëm Taulant Balla.

Salianji tha se Balla nuk iu përgjigj asnjë prej pyetjeve të bëra nga ai në interpelancë.

Lexo edhe :

Related Posts

Ai tha se interesi i qeverisë është të ketë në krye të policisë drejtues që kanë lidhje me krimin, teksa shtoi se PD e ka inkurajuar gjithmonë policinë.

“Nuk kishit asnjë përgjigje për pyetjet që ju kam dërguar. Nuk thatë sa policë kanë kaluar vettingun nga thuajse 11 mijë punonjës. Ka 8 vite, ka miliona euro, ka 3 herë ndryshime për këtë ligj dhe ka përfunduar jashtë vetëm një drejtues i lartë. Gjithë investimi për të përjashtuar një polic dhe për të vetuar gjithsej 1 mijë nga 11 mijë punonjës policie. Ju ju intereson që drejtuesit e policisë të jenë këta që ndihmojnë krimin. Ju pyeta për lidhjet e policisë dhe përdorimin e telefonave SKY ECC. Sa janë vetëdeklaruar dhe sa keni kapur ju?

Thatë që nuk preken turistët e huaj dhe shumë mirë, por kjo ka të bëjë me kodin zakonor shqiptar, që miku nuk preket.

Ne vetëm kemi inkurajuar Policinë e Shtetit. Nuk na thoni dot që po bëni namin me Policinë e Shtetit”, tha Salianji. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *