Subscribe

Edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Franca, Gjermania, Italia dhe Mbretëria e Bashkuar janë shprehur kundër vendimit të qeverisë së Kosovës për të mos lejuar Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë që të grumbullojë votat në Kosovë për referendumin e kësaj të diele në Serbi.

 

Komuniteti ndërkombëtar kërkoi nga Kosova dhe Serbia që të shmangin tensionet ndërsa e cilësuan votimin si hap kyç për të forcuar pavarësinë e gjyqësorit dhe për të rritur transparencën e institucioneve të shtetit dhe sundimit të ligjit.

 

DEKLARATA E VENDEVE TE QUINT-IT

 

“I bëjmë thirrje qeverive të Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga veprimet dhe retorika që rrisin tensionet dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Ne i bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës që të lejojë serbët në Kosovë të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në zgjedhje dhe procese zgjedhore në përputhje me praktikën e vendosur”.

 

Analistët politikë në Kosovë shprehen se qeverisë së Kosovës po i bëhet presion i padrejtë në lidhje me këtë cështje që nëse do të lejohej,cënon sovranitetin e vendit.

 

ARTON DEMHASAJ

ANALIST

 

“Kjo mund të jetë skandaloze nëse qeveria jonë zmbrapset dhe e lejo. Nuk duhet të pranohet me asnjë kusht, në asnjë rrethanë, kjo nuk duhet të pranohet. Nëse mbahet ne një mënyrë veç po e zbehim sovranitetin tonë në vend që ta forcojmë në arenën ndërkombëtare, ne veç po e zbehim sovranitetin tonë”.

 

Referendumi për ndryshimet e Kushtetutës së Serbisë do të mbahet më 16 janar. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se qytetarët serbë, me shtetësi të dyfishtë, do të mund të votojnë përmes postës dhe Zyrës Ndërlidhëse në Prishtinë.

Sakaq, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçic ka deklaruar se do të ketë pasoja të mëdha dhe më të gjera se sa pritej nëse nuk do të hapen qendrat e votimit në Kosovë.

 

TITRA:

PERENDIMI KUNDER ALBIN KURTIT

 

“LEJONI SERBET NE VERI QE TE VOTOJNE NE REFERENDUM”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *