Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
03 June 2026
Vizion fokus

Trump emëron aleatin besnik Bill Pulte në krye të...

Rubio: Plani i Trump për Gazën nuk parashikon që...

Investimi në Zvërnec, inxhinieri i mjedisit tregon nëse do...

Protestat për Rrjollin dhe Zvërnecin/ “Nuk janë financuar nga...

Zvërneci, Sefa: Investimet e huaja direkte ndihmojë ekonominë

Metani: Nuk duhet hetuar vetëm ai që goditi me...

Zelensky: Rusia mund të nis një tjetër valë sulmesh...

Çfarë fshihet në Zvërnec? Avokati: Ka shkelje ligjore, nuk...

Investimi në Zvërnec/ Inxhinieri i mjedisit: U mundësua pas...

Protesta për Zvërnecin, Sefa: Qytetarët kërkojnë transparencë, çfarë më...

“Përçahen” Franca dhe Britania, qëndrime të ndryshme për Ukrainën. Zelensky: Rusia po vret civilët

3 Mars 16:34

Një ditë pas samitit për paqen në Ukrainë , presidenti francez  Emmanuel Macron ka deklaruar se ka patur  një propozim të përbashkët me shefin e qeverisë britanike për   arritjen e një armëpushimi 1 mujor.

“Shpresojmë të arrijmë një armëpushim një mujor në ajër, det dhe infrastrukturë energjetike. E mira e këtij armëpushimi është se mund të kontrollohet. Ndërprerja e armiqësive, si fillim nuk do të kishte të bënte me luftën tokësore, sepse në rast të një armëpushimi, do të ishte shumë e vështirë të verifikohej se vija e frontit respektohet”, tha presidenti francez  Emmanuel Macron.

Megjithatë,  qeveria britanike  është  distancuar duke mohuar që  ka patur diskutime mes Presidentit francez Emanuel Macron dhe kryeministrit britanik Keir Starmer për një plan të tillë.

“Asnjë marrëveshje nuk është arritur mbi atë se si do të duket një armëpushim. Por, ne po punojmë së bashku me Francën dhe aleatët tanë evropianë për të shqyrtuar se cili është rrugëtimi drejt krijimit të një paqeje të qëndrueshme në Ukrainë”, tha ministri britanik i Forcave të Armatosura, Luke Pollar.

Ndërsa ka shpërndarë një video  në rrjete sociale, presidenti ukrainas Volodymir Zelensky  ka akuzuar Putinin se  nuk kërkon paqe dhe uljen  në tavolinë  për negociata, por vijimin e luftës.

“Ukraina po lufton për jetën normale dhe të sigurt që meriton, për një paqe të drejtë dhe të besueshme. Ne duam që kjo luftë të përfundojë. Por Rusia nuk e bën këtë, dhe vazhdon terrorin e saj ajror: gjatë javës së kaluar, më shumë se 1,050 dronë sulmues, gati 1,300 bomba ajrore dhe më shumë se 20 raketa janë lëshuar në Ukrainë për të shkatërruar qytete dhe për të vrarë njerëz. Ata që kërkojnë negociata nuk godasin qëllimisht civilët me raketa balistike”, deklaroi Zelensky.

Zelensky kërkoi më shumë ndihmë nga  ndërkombëtarët.

Në samitin e të dielës në Londër ku morën pjesë liderët e disa vendeve të Bashkimit Europian, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s dhe kryediplomati i Turqisë, u ra dakord që Presidentit amerikan Donald Trump t’i paraqitej një plan paqeje që garanton sovranitetin dhe sigurinë e Ukrainës, ndërsa u theksua se paqja nuk mund të ketë pa u marrë parasysh interesat e këtij vendi.

/vizionplus.tv

 

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
Britania Franca Ukraina Vizion Plus Zelensky

Nga e njëjta kategori

Trump emëron aleatin besnik Bill Pulte në krye të zbulimit amerikan

më shumë...

Rubio: Plani i Trump për Gazën nuk parashikon që Izraeli të kontrollojë 70% të saj

më shumë...

Zelensky: Rusia mund të nis një tjetër valë sulmesh sonte

më shumë...

Protesta për Zvërnecin, Sefa: Qytetarët kërkojnë transparencë, çfarë më zhgënjeu

më shumë...

One thought on ““Përçahen” Franca dhe Britania, qëndrime të ndryshme për Ukrainën. Zelensky: Rusia po vret civilët”

  1. Ramazan Ilnica says:
    March 3, 2025 at 5:00 pm

    Docks po ndodh ngakush ? nuk po dim cfar po ndodhe ? cfar do ndodh?! Perse do ndodh tani…!!! Ndarje e botes nga superfuqite si me pare… te vegjelit do Bush e?!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner

Minute pas minute

10:52

Trump emëron aleatin besnik Bill Pulte në...

10:47

Rubio: Plani i Trump për Gazën nuk...

10:26

Investimi në Zvërnec, inxhinieri i mjedisit tregon...

10:18

Protestat për Rrjollin dhe Zvërnecin/ “Nuk janë...

9:55

Zvërneci, Sefa: Investimet e huaja direkte ndihmojë...

9:46

Metani: Nuk duhet hetuar vetëm ai që...

9:37

Zelensky: Rusia mund të nis një tjetër...

9:34

Çfarë fshihet në Zvërnec? Avokati: Ka shkelje...

9:32

Investimi në Zvërnec/ Inxhinieri i mjedisit: U...

9:20

Protesta për Zvërnecin, Sefa: Qytetarët kërkojnë transparencë,...

8:56

Negociatat mund të zhbllokojnë përpjekjen e Ukrainës...

8:50

Aksident tragjik në aksin Laç-Patok, humb jetën...

7:38

35 vjetori i PS, Rama: Sot jemi...

7:35

Protesta për Zvërnecin para Kryeministrisë, qytetarët paraqesin...

7:28

35 vjetori i PS, Rama: Kur ra...

7:13

35-vjetori i socialistëve, Rama batutë me Ruçin:...

7:10

Hezbollahu: Ne nuk do të pranojmë një...

6:39

Rama i ftoi në dialog, qytetarët refuzojnë,...

6:32

PS feston 35-vjetorin në Pallatin e Kongreseve,...

6:26

35 vjetori i PS, Namik Dokle: Edi...

Më të klikuarat

  • Ilir Meta lë përkohësisht qelinë për t’i dhënë lamtumirën e...
  • Rama-protestuesve: Hajde flasim! Po nuk deshët, punët i kemi...
  • Aksident fatal në orët e para të mëngjesit në Lushnjë, humb...
  • Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja, rritet nafta d...
  • Protesta për Zvërnecin para Kryeministrisë, qytetarët paraqe...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.