Subscribe

Drejtuesi politik i Qarkut Korçë, Niko Peleshi bëri një prezantim të figurave që janë vendosur nga PS në listën e kandidatëve për deputetë në Korçë.

 

Ai vuri në dukje se lista përbëhet nga gjashtë burra dhe gjashtë gra, ndërsa nuk la pa përmendur edhe prurjet e reja, duke veçuar emrin e Eni Zakës. Niko Peleshi premtoi se kjo skuadër do të dërgojë përpara punët për Korçën.

 

“Si drejtues politik i Qarkut të Korçës jam entuziast të prezantoj skuadrën që do të çojë përpara punën transformuese të Qarkut Korçë në mandatin e ri. Ne besojmë te përfaqësimi i barabartë gjinor ndaj kemi 6 gra dhe 6 burra ne listën tonë. Ne besojmë te energjia e prurjeve të reja ndaj e fillojmë listën me Enin. Me Oltën, Ilirianin dhe Blerinën do të japim më të mirën e eksperiencës sonë të fituar nga puna në parlament dhe qeverisje, për të sjellë më shumë punë, më shumë investime, më shumë projekte dhe zhvillim për qarkun e Korçës në mandatin e ri. Jemi një skuadër harmonike, me lidhje të forta me Korçën tonë, me dashuri për çdo cep të Korçës, Pogradecit, Devollit, Kolonjës, Maliqit e Pustecit, me ambicien për ta çuar Korçën çdo ditë një hap përpara”, u shpreh mes të tjerash Niko Peleshi në rrjetet sociale.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *