Partia Demokratike vijoi edhe këtë të premte akuzat kundër qeverisë lidhur me projektin për ndërtimit të rrugës Milot-Fier.

Përfaqësuesi i PD, Ervin Minarolli përsëriti për mediat se ky është një projekt që kushton shtrenjtë.

Sipas tij, një qytetar do të duhet të paguajë 17.4 euro për një udhëtim vajtje-ardhje.

“Rruga Milot-Fier është vepra më e madhe e vjedhjes së qeverisë së Edi Ramës para largimit. 1.2 miliardë euro për 115 kilometra përkthehet si rrugë që kushton, rreth 10 milionë euro për 1 kilometër. Kosto del shumë më e lartë, nëse merret parasysh se 62 kilometra të saj do të kalojnë në rrugët dhe autostradat ekzistuese. 1.2 miliardë euro për një rrugë që nuk kalon në terren të vështirë dhe kur më shumë se gjysma e saj rezulton e ndërtuar, është një vendim antikombëtar. Është futje e duarve në xhepat e varfër të qytetarëve, të cilët duhet të paguajnë shumë shtrenjtë kalimin në rrugën e florinjtë të Edi Ramës dhe të Belinda Ballukut. Ekspertët llogarisin se kostoja e projektit është fryrë, në mënyrë që pagesa e detyruar për qytetarët të jetë sa më e lartë. Ata që do të kalojnë në këtë rrugë, do të nxjerrin nga xhepi, të paktën 17.4 euro për një udhëtim vajtje-ardhje.”

Edhe një herë tjetër, PD u zotua të mos njohë asnjë vendim të marrë nga kjo qeveri 12 muaj para zgjedhjeve, pa ju nënshtruar më parë ligjshmërisë së vendimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *